Kosova
Cyrih: Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”

Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” nga Dübendorf të shtunën i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”.
Aksioni është organizuar nga “BirdLife”, teksa bëhet fjalë për një fushatë që është organizuar në bashkëpunim me rrjetin e dytë më të madh të supermarketeve në Zvicër – Coop, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, organizatorët duan ta përdorin këtë ditë për të promovuar dhe bërë të dukshme punën vullnetare në Zvicër, ndërsa me këtë rast, mijëra vullnetarë, mes tyre edhe valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” nga Dübendorf, të veshur me kostume kombëtare, me plisat e bardhë, janë angazhuar për të bërë vepra të mira për shoqërinë ose mjedisin në rreth 50 aktivitete nëpër Cyrih.
Ndryshe, individë të ndryshëm, familje, klube, punonjës të Coop-it dhe madje edhe të figura të famshme zvicerane u përfshinë dhe bënë vepra të mira gjatë këtij aksioni.


E-Diaspora
-
Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone...
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih
-
Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist
-
Studentët takojnë liderët industrialë
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë