Shkurt.ch

Cyrih-u i zë vendin Cug-ut

Pas Cyrihut dhe Cugut për nga kualiteti i jetës vijnë: Lucerni dhe Berna. Gjeneva është e dhjeta e Lozana e 14-a

Sipas një studimi të bërë nga revista për ekonomi “Bilanz”, Cyrihu ka qenë gjatë vitit 2010 qyteti që u ka siguruar kualitetin më të lartë jetësor qytetarëve të vet. Në këtë ranglistë Cyrihu “ka shkelur” qytetin Cug, i cili në vitet 2008 dhe 2009 qëndronte në vendin e parë.

Revista Bilanz e bën këtë listë qytetesh prej gjashtë vitesh. Ndërsa ndryshimin në kreun e listës ajo e shpjegon si rezultat të metodës së re të vlerësimit, ku i është kushtuar më shumë rëndësi kritereve si pushimi dhe kultura. Këto vlera kësaj radhe vlerësohen më lartë se përparësia në lehtësirat tatimore, për të cilën është i njohur qyteti dhe kantoni i Zugut.

Në listë më poshtë, pas Cyrihut dhe Cugut vijnë me radhë: Lucerni, i cili nuk e ka ndërruar vendin nga viti i kaluar dhe Berna, që është ngjitur në vendin e katërt nga vendi i 19.

Përparime të mëdha sipas kësaj liste kanë shënuar qytetet e Zvicrës frankofone, si Gjeneva dghe Lozana, të cilat kanë zënë vendet 10 përkatësisht 14, nga 39 përkatëisht 41 që kishin vitin e kaluar.

Për këtë studim janë marrë në shqyrtim 136 qytete me nga më shumë se 10.000 banorë.