Lajme
Cyrih: Regjistrohet rasti i parë me variantin Omikron
Ky është rasti i parë në kantonin e Cyrihut dhe rasti i katërt në Zvicër me variantin e klasifikuar si “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Në kantonin e Cyrihut ka ndodhur për herë të parë një infeksion me variantin Omikron të koronavirusit. Personi në fjalë është në izolim, ndërsa katër kontakte janë në karantinë, ka njoftuar të enjten departamenti i shëndetësisë, i Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Personi në fjalë ka hyrë në Zvicër nga Afrika e Jugut më 23 nëntor. Simptomat i janë shfaqur dy ditë më vonë ndërsa një ditë më vonë, personi u testua. Është dashur rreth një javë që mostra e testit të analizohej për Omikron.
Kështu, infeksioni me variantin Omikron u konfirmua të enjten.
Dikasteri i shëndetësisë shkruan se nuk mund të bëhen deklarata të tjera për rastin konkret përtej informacionit të përmendur, raporton sda.ch. Në përgjithësi, të gjithë njerëzit që janë në karantinë duhet të bëjnë një test midis katër dhe shtatë ditëve të periudhës së tyre të karantinës.
Aktualisht janë duke u zbardhur edhe dy raste të tjera, përcjell albinfo.ch. Deri më tani ka pasur tre raste të dyshuara në të cilat ka rezultuar se nuk ishte varianti Omrikon.
Katër raste në Zvicër
Ky është rasti i parë në kantonin e Cyrihut dhe rasti i katërt në Zvicër me variantin e klasifikuar si “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Deri në mesditën e të enjtes, në këtë vend ishin të njohura tre raste me variantin Omikron, nga një nga kantonet Basel-Stadt, Basel-Land dhe Gjenevë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025