Shkurt.ch
Cyrih: Më shumë se 1mijë pllakate për integrim më të mirë
Zviceranët iu dëshirojnë mirëseardhje të huajve të paktën nëpërmjet pllakateve të ngjitura rrugëve të Cyrihut.
Zyrtarë për integrim të Cyrihut kanë inkurajuar në këtë mënyrë të huajt që të integrohen më mirë në këtë kanton.
Julia Morais, zyrtare kantonale për integrim, ka bërë të ditur se nëpërmjet kësaj fushate, të sapoardhurit do të shohin se në Cyrih janë të mirëseardhur dhe se atëherë ata do të tregojnë gatishmërinë për t’u integruar.
Më shumë se 1 mijë pllakate do të ngjiten në qytetin e Cyrihut, me të njëjtin synim: integrimin më të mirë të të huajve.
Pllakate do të ketë nëpër tramvaje dhe autobusë.
Fushata për 2011 do t’u kushtojë autoriteteve të Cyrihut 170 mijë franga.
Pllakatet e ngjitura vitin e kaluar kanë qenë të mirëseardhura, thotë Julia Morais.
Edhe mjekët e mësimdhënësit i kanë porositur të njëjtat pllakate me mesazhe të integrimit për t’i ngjitur nëpër ordinanca dhe shkolla.
Nga ana tjetër, një nismë e tillë e qytetit nuk është mirëpritur nga Partia Kristiane Popullore e Zvicrës CVP.
Sipas Alfred Heer, kryetar i CVP-së në Cyrih, me këtë fushatë të Zyrës për Integrim nuk do të integrohen të huajt, por do të përfitojnë partitë e majta.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025