Shkurt.ch
Cyrih: Me “Marshin e jetës” kundër abortit
Është protestuar kundër “biznesit vdekjeprurës të abortit” që është “mallkim për popullin zviceran”
Në Cyrih është mbajtur të shtunën “Marshi për jetën”, i organizuar për të kundërshtuar ndërprerjen e shtatzënive. Rreth njëmijë veta, të vetëquajtur “roje të jetës” kanë marrë pjesë në këtë marsh.
Ata kanë protestuar kundër “biznesit vdekjeprurës të abortit”. Kjo është “mallkim për popullin zviceran”, kanë thënë pjesëmarrësit.
Kjo protestë u organizua sivjet për të tretin vit me radhë. Vitin e kaluar ato ishin përshkallëzuar dhe kishte pasur edhe shpërthim dhune, pasi që kishte pasur edhe kundër demonstrues. Për këtë arsye këtë vit policia kishte marrë masat duke dalë në një numër më të madh për të siguruar rrjedhën paqësore të “Marshit të jetës”.
“Kundërdemonstruesit” kësaj here janë mjaftuar vetëm me provokime me zë dhe policia ia ka dalë të mbajë situatën nën kontroll.
Në Zvicër, rreth 11 mijë gra në vit kryejnë abort të dhunshëm. Kjo shifër është konstante dhe nuk ka ndryshuar prej vitesh.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje