Lajme
Cyrih: Kosovarja nget makinën pa syze dhe shkakton ndërprerjeren rrymës!
Ajo nuk u është përmbajtur kërkesave të patentë shoferit, sipas të cilave ajo duhet të përdorë syze gjatë vozitjes

Një grua kosovare, ka dalë me makinën e saj nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Kjo shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjati disa orë.
Ajo ka qenë e ulur pas timonit të makinës së saj kur ka dalë nga rruga jashtë Bubikon ZH për shkak të lagështirës së rrugës, transmeton albinfo.ch. Mini-Cooper-i i saj përfundoi në livadhin ngjitur dhe përfundimisht u përplas në një shtyllë elektrike. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur lehtë shoferja e cila nuk i kishte pasur syzet të cilat zakonisht i mbante.
Pasoja më e rëndë që ndodhi ishte se incidenti shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjati disa orë.
Siç raporton tani “NZZ”, 36-vjeçarja është dënuar me këtë rast për dy vepra penale.
Nga njëra anë, kosovarja nga pakujdesia nuk i ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa nga ana tjetër nuk u është përmbajtur kërkesave të patentë shoferit, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre ajo duhet të përdorë syze gjatë vozitjes.
Për këtë arsye ajo u dënua të paguante gjithsej 900 franga, 500 prej të cilave korrespondonin me gjobën dhe 400 me tarifat procedurale. Kosovarja nuk kishte precedentë penalë.
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të marrë pjesë në Paktin Evropian të Migracionit, njofton Këshilli Federal Zvicra, si shtet i lidhur me Shengen/Dublin, duhet të marrë pjesë në reformën e sistemit evropian...
-
Zvicra intensifikon bashkëpunimin e saj me NATO-n për të forcuar mbrojtjen
-
Sa fiton klasa e mesme e Zvicrës – dhe si krahasohet me vendet e tjera në Evropë?
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Pa makinë, fshati malor zviceran që vizitohet vetëm përmes teleferikut