Lajme
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
Organizata e Studentëve dhe Alumni-ve Shqiptarë nga Berlini ka zhvilluar një projekt me këtë temë, i cili do të prezantohet para audiencës zvicerane
Shpëtimi i familjeve hebreje nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore është një histori unike. Organizata e Studentëve dhe Alumni-ve Shqiptarë, me seli në Berlin, ka zhvilluar një projekt me këtë temë, i cili do të prezantohet para audiencës zvicerane të enjten, më 5 tetor 2023, nga ora 18:30 në Hotel Spirgarten.
Në një kohë kur qëndrimet antisemite dhe çnjerëzore janë ende të pranishme në Zvicër dhe Evropë, përcjellja e këtyre historive të rezistencës dhe guximit civil është më e rëndësishme se kurrë, thuhet në njoftimin e organizatorit, shkruan albinfo.ch.
Njerëzit me origjinë shqiptare që jetojnë në Zvicër duan të lënë gjurmë në luftën kundër antisemitizmit dhe mizantropisë. Nëpërmjet këtyre biografive frymëzuese nga vendet shqipfolëse, ne dëshirojmë të përfshijmë histori shprese dhe ndjeshmërie si pjesë e edukimit historiko-politik”, thuhet në njoftimin e organizatorit.
Pas prezantimit të projektit, nga Blerta Lazebeu dhe Ilira Alilaj do të diskutohet për bashkëjetesën e komunitetit hebre dhe shqiptar në Zvicër. Punimin “Sfondi historik i shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri” do ta lexojë Bernd Borchardt, ish-ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.
Debatin do ta moderojë gazetari i njohur, Enver Robelli, redaktor në gazetën Tages Anzeiger. Në debat marrin pjesë Sonia Rueff-Frenkel, këshilltare kantonale, Përparim Avdili, asamblist i Cyrihut dhe Eva Pruschy, docente për religjion dhe etikë, në Universiteton e Cyrihut.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Tetor 2023
- Ora18:30
- LokacioniHotel Spirgarten
- Data e përfundimit5 Tetor 2023 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?