Uncategorized

Cyrih: Arrestohet një kinez 23 vjeçar pasi sulmoi fëmijët

Sipas të dhënave më të fundit, njëri nga fëmijët ka pësuar plagë të rënda ndërsa dy të tjerët, të mesme

Siç kemi shkruar tashmë, në Oerlikon të Cyrihut, një person deri më tani i panjohur ka sulmuar disa fëmijë në një çerdhe fëmijësh, me ç`rast ka plagosur tre nga fëmijët. Sipas të dhënave më të fundit, njëri nga fëmijët ka pësuar plagë të rënda ndërsa dy të tjerët, të mesme, transmeton albinfo.ch.

Lajmi më i ri që bëhet i ditur nga policia është se i arrestuari është një kinez 23 vjeçar.

Ndërkohë, siç tha një dëshmitare okulare, punonjëse në çerdhe, për “Züri Today”, kolegu i saj e ka mposhtur autorin e dyshuar, duke e rrëzuar për tokë. Pranë tij kishte një thikë, thotë ajo.

Më pas policia ka arrestuar të dyshuarin. Mësohet se personi i arrestuar është i mitur.

Në Oerlikonstrasse, disa dhjetëra metra larg zonës së rrethuar, banorët e një shtëpie janë detyruar të largoheshin nga ndërtesa.

Banorët aktualisht nuk lejohen të hyjnë në godinën e studentëve, thotë për 20minuten.ch një grua në vendngjarje. Ndonëse i ka treguar policisë të gjitha të dhënat e saj personale, ajo nuk u lejua të hynte në shtëpi. Policia ka nxjerrë banorë të tjerë nga ndërtesa.