Bota

CSU në qorrsokak, jep dorëheqje si shef dhe ministër Seehofer

“Shefi i CSU kërkon të dorëhiqet por ka paralajmëruar se ai kërkon edhe një bisedë të fundit me CDU. Gjithçka e qartë? Jo: Kontesti mes kancelares Merkel dhe ministrit të saj të brendshëm bëhet gjithmonë e më absurd,” shkruan Der Spiegel.

Dorëheqja e mbrëmshme e Horst Seehofer ka habitur të gjithë gjermanët dhe mendohet për një krizë që mund ta kaplojë qeverinë gjermane. Seehofer është udhëheqësi i partisë bavareze CSU e njohur për kundërshtimet me partinë e saj simotër CDU të kancelares Angela Merkel sa u takon politikës së refugjatëve, shkruan albinfo.ch.

Kjo tregon se samiti i BE nuk e shpëtoi kancelaren gjermane Angela Merkel, ashtu siç u mendua në fillim. Rezultati i tij është pritur me kritika nga partneri i saj i koalicionit, njëkohësisht ministër i brendshëm, Horst Seehofer, që tani thotë se do të japë dorëheqjen.

Në një mbledhje të zhvilluar në Mynih, mes Kryesisë së CSU-së dhe grupit parlamentar të landit të Bavarisë, Seehofer e hodhi poshtё edhe propozimin e parashtruar nga Merkeli, sipas tё cilit refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani. Me kёtё, kreu i CSU-sё i ёshtё kundёrvёnё drejtpërdrejt kryetares së ekzekutivit. Nëse Seehofer largohet, partia e tij duhet të propozojë një kandidat të ri nga radhët e saj për këtë post.

Por, nëse simotra e CDU-së nuk e bën këtë dhe nuk pranon të qëndrojë më në koalicionin qeverisës me Merkelin dhe SPD-në, atëherë shumica qeveritare në Bundestag humbet, duke e lënë Merkelin përballë tri mundësish: një qeveri pakice, krijimin e një koalicioni të ri me gjasë me Të Gjelbërit, apo zgjedhjet e parakohshme që do mbahen brenda 60 ditësh.

Sipas të dhënave të CSU, Angela Merkel duhet të ketë refuzuar marrëveshjen e arritur rreth emigrantëve të paligjshëm, ndërsa shumë media gjermane si “Der Spiegel” dorëheqjen e ministrit të brendshëm Seehofer e paraqesin si “farsë”.

“Shefi i CSU kërkon të dorëhiqet por ka paralajmëruar se ai kërkon edhe një bisedë të fundit me CDU. Gjithçka e qartë? Jo: Kontesti mes kancelares Merkel dhe ministrit të saj të brendshëm bëhet gjithmonë e më absurd,” shkruan Der Spiegel.