Lifestyle

Cruise shumë i shkurtër për rolin e Jack Reacher

Aktori Tom Cruise do të zëvendësohet me një aktor tjetër për personazhin e heroit filmik Jack Reacher, pasi siç ka thënë autori, Lee Child,  aktori i cili luajti në dy vazhdimet e filmit është shumë i shkurtër.

Në librin e Child, ish-majori i policisë ushtarake amerikane, përshkruhet si një njeri i gjatë 1.95 centimetra, me duar të madhësisë së pjatës. Adhuruesit e filmit janë ankuar për papërshtatshmërinë e Cruise që të luaj personazhin filmik nga shkaku i gjatësisë së tij për të luajtur karakterin imponues në filma për shkak të lartësisë së tij prej 1.70 centimetra.

“Pavarësisht talentit të cilin e posedon, Cruise, nuk e ka gjatësinë”, tha Child në një deklaratë për radion e BBC-së, përcjell albinfo.ch.

Ai kërkoi ndihmë nga lexuesit, t’i ndihmojnë në përzgjedhjet e aktorit të ri i cili do ta luaj personazhin filmik. “Dua që lexuesit të cilët u shprehën të pakënaqur nga Tom Cruise, të më ndihmojnë dhe të marrin pjesë në përzgjedhjen e aktorit të duhur për serinë televizive. Po ristartojmë duke filluar nga e para për çka do të përpiqemi të gjejmë njeriun e duhur”, tha ai. Cruise bëri debutimin si Reacher në vitin 2012, në regji të Christopher McQuarrie.