Kosova
Cramon: Kosova të mos i rritë pritshmëritë për anëtarësim në NATO
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, nuk beson se Kosova do të mund të anëtarësohet shpejt në NATO.
Viola von Cramon thotë se nuk do t’i kishte rritur pritshmëritë se aplikacioni i Kosovës në NATO do të pranohej.
“Mund ta kuptoj se ky vend që ka vuajtur shumë në luftë dhe ende nuk ndjehet rehat në këtë fqinjësi ka vullnet dhe dëshirë që të sigurojë një mbrojtje më të madhe dhe më shumë siguri nga Aleanca. Por, të jem e sinqertë, në këtë moment nuk e di se do ta kemi një mazhorancë në favor të kësaj, ose të themi që aplikacioni ka gjasa të vogla që të pranohet, por kjo nuk varet nga unë. Nuk do t’i kisha rritur pritshmëritë në këtë moment”, ka thënë Cramon për RTK.
Mirëpo, raportuesja për Kosovën nuk e ka të njëjtin mendim për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, veçse thotë se kjo është punë e ekzekutivit kosovar, për çka ajo shpreson se bisedimet bilaterale do të shkojnë në favor të Kosovës.
“Janë disa shtete në favor të anëtarësimit, shpresoj se bisedimet do të jenë në favor të Kosovës… Shpresoj se do të arrihet mazhoranca”, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, e cila gjatë këtij muaji vizitoi Kosovën.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën