Lajme
Covidi, inflacioni dhe lufta në Ukrainë e kanë bërë më të shtrenjtë Zvicrën
Zvicra njihet si e shtrenjtë, por muajt e fundit kostoja e jetesës është rritur më shumë, përcjell albinfo.ch
Pasiguria rreth pandemisë Covid që nga vendosja e bllokimeve të para në fillim të vitit 2020 çoi në pasoja problematike ekonomike, të cilat nga ana e tyre çuan në inflacion. Kohët e fundit, pushtimi rus i Ukrainës rriti çmimet e lëndëve të para, duke nxitur inflacionin dhe koston më të lartë të mallrave të konsumit.
Inflacioni në Zvicër qëndroi në 2.2 për qind në fund të shkurtit, që padyshim nuk është një gjë e mirë, por ende është dukshëm më e ulët se në shumë vende të tjera.
Për shembull, norma e inflacionit është 5.8 për qind në BE. 6.2 për qind në MB dhe 7.9 për qind në Shtetet e Bashkuara.
Pra, situata në Zvicër është më e mirë se kudo tjetër, siç është zakonisht në kohë pasigurie ekonomike.
“Ne jemi përballur me rritjen e kostove të energjisë dhe lëndëve të para që nga vjeshta e kaluar, por lufta në Ukrainë e ka bërë situatën edhe më keq”, tha CEO i Migros, Fabrice Zumbrunnen.
Sektori më i ndikuar nga lufta/inflacioni është energjia – konkretisht gazi natyror, benzina, nafta dhe nafta për ngrohje.
Çmimet e produkteve të naftës në Zvicër u rritën me 6.1 për qind pas pushtimit, sipas një raporti të transmetuesit publik SRF. Rritja nuk është befasuese në vetvete, pasi Zvicra importon gaz natyror dhe naftë rus për prodhimin e energjisë. Ndërsa varësia nga nafta ruse është relativisht minimale, Zvicra ka një varësi më të madhe nga gazi natyror nga Rusia, i cili siguron rreth një të tetën e furnizimit total të Zvicrës me energji. Si rezultat, një litër benzinë pa plumb të klasës 95, çmimi i së cilës qëndronte pak më poshtë se 1,90 franga para luftës, tani kushton rreth 2,30 franga në shumë rajone zvicerane dhe me gjasë nuk do të ndalet me kaq, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik Qysh në gusht 2023, BAV kishte hapur një hetim paraprak për mashtrimin me subvencioneve kundër tre...
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?