Futboll
Covid-19 shtyn edhe ndeshjet në Premier League
COVID-19 vijon të jetë një shqetësim i madh për Premier League. Dy takimet e javës së 19-të të elitës së futbollit anglez, Arsenal-Uolves dhe Lids-Aston Vila, nuk do të luhen më 28 dhjetor, siç ishte parashikuar fillimisht.
Federata angleze e futbollit bëri të ditur se ndeshja mes Arsenalit dhe Wolverhamptonit, e parashikuar për t’u luajtur nesër, më 28 dhjetor, është shtyrë për shkak të infektimeve me COVID-19. Në muajin dhjetor në Premier League janë shtyrë gjithsej 15 ndeshje për shkak të infektimeve me koronavirus, megjithatë drejtuesit e Federatës angleze bënë të ditur se programi i ndeshjeve do të vazhdojë atje ku siguria shëndetësore e lejon zhvillimin e tyre, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Federata angleze e futbollit lejon shtyrjen e ndeshjeve vetëm në rastin kur një ekip ka në dispozicion më pak se 14 lojtarë, teksa në javët e fundit janë rritur ndjeshëm infektimet edhe mes futbollistëve të klubeve angleze.
Për Uolverhemptonin kjo është ndeshja e dytë radhazi që shtyhet, pas asaj të ditës së Krishtlindjeve ndaj Watfordit, ku 8 lojtarë nga ekipi mik rezultuan të infektuar me COVID-19. Edhe ndeshja mes Leed United dhe Aston Bilës e parashikuar për t’u luajtur të martën, është shtyrë për shkak të rasteve me COVID dhe dëmtimeve.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë