Koronavirusi: çast pas çasti
Covid-19 shtoi depresionin te njerëzit
Në më pak se një muaj, një djalë 29-vjeçar dhe një zotëri 65 vjeç i dhanë fund jetës, duke u hedhur nga ndërtesa e Sanatoriumit, Spitali Covid 2, ku ishin shtruar për shkak se ishin infektuar.
Ne ndodhemi tek Urdhri i Psikologut të Republikës së Shqipërisë për të pyetur se çfarë ndodh me shëndetin mendor të pacientëve me Covid dhe familjarëve të tyre.
“Është provuar edhe shkencërisht, që Covid-i prek edhe sistemi nervor. Pasojat janë halucinacione, pagjumësi, luhatje humori, atake paniku dhe çrregullim të ankthit. Gati 1000 psikologët e urdhrit tonë ofrojnë shërbim online falas për ata që kurohen në shtëpi”, shprehet Valbona Treska, presidente e UPSH-së.
Më tej, Treska sqaron:
“Por, ne nuk lejohemi të ofrojmë këshillim psikologjik te pacientët që janë të shtruar, pasi nuk lejohen telefonat. Ndërkohë është emergjente prania e psikologëve nëpër spitale. Po ashtu rekomandojmë që pacientët e shtruar, të mund të flasin me familjarët e tyre, njerëzit më të dashur, pasi është një terapi shumë e mirë. Për këtë arsye UPSH-ja iu drejtua sot me një email Shoqatës Botërore të Psikologëve për të ditur praktikat me të cilat operojnë homologët tanë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën, më...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së