Koronavirusi: çast pas çasti
COVID-19 rrit shqetësimet për sigurinë ushqimore
Ekspertët kanë paralajmëruar muaj me radhë për kërcënimin që paraqet pandemia e koronavirusit për sigurinë ushqimore globale.
Tani, edhe Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) dhe Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e OKB-së (FAO) thonë se rreziku është më i keq sesa mendohej në fillim dhe se më të prekurit janë ata që kanë qenë në buzë të urisë për vite me radhë.
Programi Botëror i Ushqimit thotë se 690 milionë njerëz kanë qenë “të kequshqyer në mënyrë kronike” në vitin 2019. Shifra paraqet rritje për 10 milionë nga viti paraprak dhe për rreth 60 milionë gjatë pesë vjetëve të kaluar.
Për shkak të “konflikteve, ndryshimeve klimatike dhe margjinalizimit ekonomik”, Programi Botëror i Ushqimit thotë se zonat më të cenueshme janë pjesët e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine, ndërsa Afganistani dhe Pakistani janë po ashtu nën presion.
Në muajin prill, shifrat e publikuara nga Programi Botëror i Ushqimit kanë sugjeruar se pandemia e koronavirusit do t’i vendosë së paku 85 milionë njerëz të tjerë në rrezik të urisë deri në fund të vitit 2020 – përtej qindra milionave që tashmë janë në rrezik.
Këto parashikime janë përpunuar nga ekspertët që përdorin vëzhgues në kohë reale dhe vlerësime të tjera, për të matur ndikimin e izolimeve, të mbylljes së kufijve dhe masave të tjera urgjente të shëndetit publik, që ka shkaktuar koronavirusi.
Tani, tre muaj më vonë, Programi Botëror i Ushqimit ka rishikuar vlerësimin dhe thotë se së paku 135 milionë njerëz më shumë do të përballen me kërcënimin e urisë akute deri në fund të këtij viti, si rezultat i koronavirusit.
Drejtorja për Emergjenca pranë Programit Botëror të Ushqimit, Margot van der Velden, thotë se shifrat e fundit “konfirmojnë frikën tonë dhe pikturojnë një pamje më të zbehtë” të pasojave të koronavirusit.
“Nëse shikoni se çfarë na mban zgjuar gjatë natës, janë vendet me mjedise të tilla komplekse, cenueshmëri të mëdha paraekzistuese dhe infrastrukturë të dobët, që e kanë gati të pamundur të vendosin masa parandaluese në shkallën që kërkohet. Vendet, si: Republika e Afrikës Qendrore, Sudani i Jugut, ose Jemeni mund të dalin jashtë kontrollit menjëherë”, thotë van der Velden.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor