Lajme

Shqipëri: COVID-19 nuk prek depozitat, ka rritje të kursimeve

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 nuk ka prekur depozitat bankare në Shqipëri, që shënuan rritje të ndjeshme për periudhën shkurt-shtator 2020, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se “që nga fundi i muajit shkurt deri në fund të muajit shtator 2020, stoku i depozitave në vend është rritur me 36 miliardë lekë, ose 291 milionë euro”, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.

Sipas BSH-së, rritja këtë vit e këtij treguesi është shumë më e fortë, nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur nga shkurti 2019 deri në shtator 2019 kursimet u rritën me vetëm 6.5 miliardë lekë.