Lajme
COVID-19 e ka tkurrur ekonominë botërore
Pandemia ka ndikur globalisht në ngadalësimin e rritjes ekonomike, më së lehti ka shpëtuar Koreja e Jugut.
Përderisa Shtetet e Bashkuara po luftojnë me pandemi dhe një ritëm të ngadaltë në rritjen ekonomike, Koreja e Jugut duket se ka gjetur recetën për të pasur sukses – nëse mund t’i mbijetojë rritjes me rastet e reja të koronavirusit.
Në parashikimet e fundit ekonomike nga OECD, Koreja e Jugut po shikon një tkurrje të PBB-së prej vetëm 1 për qind për vitin 2020, performuesi i dytë më i mirë midis ekonomive kryesore pas Kinës. Në të kundërtën, zona e euros pritet të tkurret me rreth 8 për qind dhe Shtetet e Bashkuara mund të shohin tkurrje të tërë vitit në rendin e gati 4 për qind të PBB-së.
“Bota po përballet me ngadalësimin më dramatik ekonomik që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Laurence Boone, ekonomistja kryesore e OECD-së, duke prezantuar opinionin më të ri.
Prezantimi i OECD-së nënvizoi se suksesi ekonomik shkoi paralelisht me suksesin në shuarjen e pandemisë. Kjo është një pjesë e arsyes që Koreja e Jugut të shpëtojë relativisht e padëmtuar ekonomikisht – duke filluar me menaxhimin e saj shumë efektiv të pandemisë në radhë të parë.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut regjistruan rastin e tyre të parë me koronavirus në të njëjtën ditë; që nga ajo kohë, rastet në Korenë e Jugut arritën kulmin në 851 raste ditore në mars, përpara se të rrafshoheshin në shifrat njëshe.
Në Shtetet e Bashkuara, rastet asnjëherë nuk janë ulur deri në mes të korrikut, ku kulmi ishte në 74,818 konfirmuar infeksione në një ditë të vetme. Koreja e Jugut ka regjistruar shtatë vdekje për milion njerëz; Shtetet e Bashkuara kanë parë gati 600 vdekje për milion, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Universitetit Johns Hopkins, shkruan foreignpolicy, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











