Maqedonia
COVID 19: Dy të punësuara në Spitalin e Kumanovës, sërish pozitivë
Zyrtarët nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës konfirmuan sot se dy prej punonjësve të tyre janë infektuar për të dytën herë me COVID-19, pasi më herët e kanë kaluar këtë sëmundje.
Drejtoresha e spitalit, Snezana Zaharieva, thotë se bëhet fjalë për një të punësuare në Departamentin e syve dhe një infermiere nga Kirurgjia.
“E gjithë kjo është e panjohur për ne. Të dyja ato e kishin mposhtur sëmundjen më parë”, tha Zaharieva.
E punësuara në Departamentin e Syve kishte shkuar për të dhuruar plazmë gjaku dhe pasi u testua, rezultoi pozitiv me COVID-19.
“Për momentin ndihet mirë, ka një dobësi të lehtë”, thotë Zaharieva.
Ndërsa sa i përket motrës medicinale, Zaharieva tha se ajo ka rezultuar pozitive në fillim të epidemisë, kur ka pasur pasqyrë të butë klinike. Ndërsa dy javë më parë është ankuar se nuk ndihet mirë dhe është testuar sërish.
“Nuk e dimë se si janë infektuar, nuk kanë anketë pozitive epidemiologjike”, tha Zaharieva.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në spitalin e Kumanovës, kishte një numër të konsiderueshëm të personelit shëndetësor të infektuar, të cilët më vonë u shëruan dhe u kthyen në punë.
Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 15 persona, me një pamje klinike mesatare dhe të rëndë, ndërsa gjashtë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik