Koronavirusi: çast pas çasti
Covid 19 do të bëhet si gripi sezonal
Ekspertët tregojnë se Covid 19 do të ‘zbutet’ dhe do të duhet të jetojmë me të
Covid-19 do të bëhet si koronaviruset e tjerë që qarkullojnë gjerësisht dhe shkaktojnë ftohje të zakonshme, ka thënë shkencëtarja me famë botërore, Dame Sarah Gilbert, e cila punoi në zhvillimin e vaksinës AstraZeneca.
“Ne tashmë jetojmë me katër koronaviruse të ndryshëm njerëzorë që janë bërë të zakonshëm dhe përfundimisht Sars-CoV-2 do të bëhet një nga ata”, tha ajo.
Dame Sarah gjithashtu zbuloi se po përpiqet të grumbullojë fonde për të ndihmuar në parandalimin e pandemive të ardhshme, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch.
Duhet të punohet për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme, paralajmëroi ajo, duke shtuar se investimet e vogla tani mund të kursejnë potencialisht me miliarda para në planin afatgjatë.
Ajo u pajtua se mungesa e investimeve nga qeveritë tregon se ato nuk kanë nxjerrë mësim në lidhje me rëndësinë e gatishmërisë pandemike. “Ne ende po përpiqemi të mbledhim fonde për të zhvilluar vaksina të tjera kundër sëmundjeve që kanë shkaktuar shpërthime infeksionesh në të kaluarën dhe mund të shkaktojnë në të ardhmen – si virusi Nipah dhe koronavirusi Mers”.
Profesori i vaksinologjisë në Institutin Jenner të Oksfordit dhe Departamentin e Mjekësisë Klinike në Nuffield, shtoi: “Ne duhet të fillojmë të planifikojmë për një pandemi të ardhshme. Unë nuk dua t’i dëshpëroj njerëzit duke i bërë ata të mendojnë se e gjithë kjo do të ndodhë përsëri, por personat që punojnë në parandalimin e pandemive, duhet të jenë në gjendje të përgatisin të gjitha planet në mënyrë që të mund të reagojmë më mirë në të ardhmen dhe ndoshta të kemi mundësinë për të ndaluar një virus të ri përpara se të bëhet pandemi. Ne duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi përhapjeve të viruseve sapo ato të identifikohen – duke vaksinuar popullsinë lokale dhe duke frenuar përhapjen. Kjo është arsyeja pse duhet të kemi vaksina për këto viruse të tjerë që tashmë i njohim në mënyrë që të jemi në gjendje t’i ndalojmë shpejt përhapjet”.
Kur e pyetën nëse kjo tregon se financuesit dhe qeveritë nuk kanë nxjerrë mësim mbi rëndësinë e gatishmërisë pandemike, Dame Sarah tha: “Po, mendoj se ashtu është, dhe ne duhet të punojmë tani për të bërë gjithçka që mundemi për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme në të ardhmen. Kjo do të parandalonte kostot masive të një pandemie në një fazë të mëvonshme.”
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit