Koronavirusi: çast pas çasti
Coronavirusi: Si të mbrohemi? Si ta luftojmë?
Nga Dr. Hektor Grazhdani, PhD. Mjek në Romë, Itali.
Virusi i ri Corona, nga ajri hyn tek njeriu nga goja, hunda dhe ne sytë; sapo prek aty mukozat e tyre i depërton. Përhapet ne trup, dhe karakteristika e coronavirusit te ri është qe vendin kryesor ku vendoset dhe shumëzohet është mushkëria.
Mënyra kryesore e përhapja nga njeriu ne njeri e kësaj sëmundje mjaft ngjitëse, është me ane te kollës. I sëmuri me çdo kollitje nxjerr në ajër me miliona grimca te padukshëm pështyme të cilat janë plot me virusin e ri korona. Këto grimca mbeten ne ajër për pak kohe, pezull ne lundrim si aerosol dhe një njeri qe gjendet afër, brenda 2 metrash, e merr sëmundjen me futjen e grimcave te aerosolit me virus, ne goje, ne hunde dhe ne sy. Mbrojtja është ajo qe quhet “social distancing”, mbajtja e distancës 2 metra nga njeriu ne njeri. Kjo distance ne ambient te hapur garanton mbrojtje te plote. Ne ambient te mbyllur duhet te mbahen te hapura dritaret. Distancën 2 metra e rekomandon Qeveria e Britanisë së Madhe. Qeveria e Italisë i kërkon njerëzve të mbajnë distance minimale mbi 1 metër. Mjeke ne Itali këshillojnë 2 metra sepse nëse personi kollitet 1 metër nuk është e mjaftueshme për tu mbrojtur.
I sëmuri ose i infektuari e nxjerr në ajër aerosol virusin, edhe kur flet, përveçse me kollë. Virusi del jashtë në ajër edhe me frymëmarrjen e të sëmurit ose te infektuarit. Kur je brenda distancës 1 metër me të sëmurin ose te infektuarin e merr virusin, sidomos kur fytyra e tij është e drejtuar nga ty, ose e ke përballë. Që ta marrësh virusin me këtë mënyrë duhet kontakt qe zgjat në kohë, mendohet që kontakti i shkurtër nuk mjafton që të infektohesh. Ndërsa për kollitjen, mjafton vetëm një kollitje afër teje që ta marrësh. Ne Kine, në epiqendrën e epidemisë – provinca e Hubei-t, mjeket gjenin përhapjen e Covid 19 brenda një familje qe kishte një te sëmurë ose te infektuar, neper koleget e punës që punonin në një ambient të mbyllur me një të sëmure, nëpër pjesëmarrësit e një konference që rrinin të ulur pranë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë, etj. Pra mendojnë mjekët qe kur personi nuk kollitet, kontakti duhet te jete i afërt dhe pak i zgjatur. Sa i zgjatur nuk dihet.
Personi qe i futet virusi ne trup, i zhvillon shenjat e sëmundjes (shenjat tipike te Covid 19 janë temperature e lartë dhe kollë), pas një periudhe inkubacioni prej 2 deri 14 dite. Shumica e tyre e zhvillojnë në ditën e 5-te dhe rrotull saj.
Është fakt i sigurt që në periudhën e inkubacionit, ne dy ditët para se personi te shfaqe shenjat e sëmundjes, ai nxjerr virus në ajër aerosol, duke folur ose me frymëmarrje, dhe ja ngjit të tjerëve. Pra një person që duket i shëndetshëm, infekton të tjerët në 2 ditët para se te shfaqe shenjat e sëmundjes. Pra rëndësi e madhe, qe kjo sëmundje e keqe te mos përhapet, ta bëjmë zakon, me rigorozitet të mbajmë 2 metra distance nga të tjerët.
Kush është i sëmurë, gjate gjithë kohës që zgjat sëmundja duhet të rrijë i izoluar në një dhomë, i ndarë nga familja, që të mos ja kalojë të tjerëve, sepse gjatë gjithë kohës së sëmundjes është shumë infektues ndaj të tjerëve. Ne Kinë te ata që shërohen nga sëmundja, nëse tamponi i grykës, testi për coronavirus del pozitiv, megjithëse personi është i shëruar, e mbajnë të izoluar sepse mendojnë që mund të jetë akoma infektues për të tjerët. Kur negativizohet testi i coronavirus e lënë të lirë. Në vendin tonë, me mundësi të kufizuara për të bëre testime, duhet të ndiqen udhëzimet e Autoriteteve Shëndetësore të cilat janë të bazuara ne rekomandimet e Organizatës Botërore te Shëndetësisë.
Sa janë personat e infektuar me coronavirus të cilët nuk zhvillojnë sëmundjen Covid 19? Pra sa janë ata që quhen bartës të shëndetshëm dhe trasmetues të virusit tek persona të tjerë që i rrinë afër atyre? Me sa kam gjetur unë, kjo nuk dihet akoma.
Konkluzioni: distancen 2 metra ta mbajme nga cdo person. Mos ju afro te tjereve, mos u jep doren, mos perqafo, etj. Social distancing 2 metra eshte arma kryesore qe ka ne dore cdo person, dhe qe ka detyre ta perdore pa pushim ne luften e ashper dhe te gjate qe na ka hapur coronavirusi.
Aerosoli me coronavirus qe del nga te semuret dhe jo-te semuret, ngadale bie dhe depozitohet mbi siperfaqe te objekteve, te dyshmese dhe te rrugeve. Ky coronavirus i ri jeton ne ambjent jashte te pakten disa dite; ka disa te dhena qe tregojne qe jeton deri 9 dite. Duart prekin vazhdimisht objekte te ndryshme dhe ne duar mbetet koronavirusi. Per shembull, dikush eshte kollitur, ka vene para gojes doren dhe jo gropen e berrylit; me doren e ndotur hap ashensorin, butonin e ashensorit ose dorezene e deres. Ti me pas prek aty me doren tende. Shume e rendesishme dhe e domosdoshme, te sforcohemi qe me duar te mos prekim ne asnje menyre fytyren! (Nga prekja e fytyres coronavirusi na futet ne goje, hunde ose sy.) Kjo te na behet zakon! Edhe nese na kruhet ndonje pjese e fytyres dhe nuk durojme dot. Duhet te durojme! Asnjehere mos prekim fytyren! Jemi ne lufte dhe ne lufte ka sakrifica. Kjo eshte nje sakrifice e vogel por me rendesi te madhe qe i kerkohet secilit.
Kuptohet duart duhen lare shpesh me uje dhe sapun. Ne pamundesi te larjes se duarve, mund te disinfektohen me solucione te ndryshme, por duhet te kemi parasysh qe dizinfektimi nuk i vret dot te gjitha viruset. Eshte provuar me studime qe me e mira eshte larja me uje dhe sapun. Nuk ka ndryshim nese i lan duart me uje te ngrohte apo te ftohte – eshte njelloj, kjo eshte e provuar. Vetem me ferkim te duarve me sapun per 20-30 sekonda eshte i mundur pastrimi i plote i duarve nga virusi duke e hequr dhe shperlare ate. Teknika e rregullt e larjes se duarve mund ta gjeni ne youtube “how to wash your hands”. Duhet zbatuar pike per pike! Ferkimi me sapun i shkurter i duarve nuk mjafton; e domosdoshme 20-30 sekonda – femijeve i thuhet zgjat ferkimi i duarve me sapun pergjate kohes qe duhet per te kenduar dy here “Happy birthday to you”.
Duart lahen gjithmone sapo hyn ne shtepi dhe para se te hash. Pervec kesaj sa me shpesh qe te mundesh gjate dites aq me mire.
Nje ekip ekspertesh te Organizates Boterore te Shendetesise qendruan ne Wuhan per dy jave ne fund te shkurtit, duke intervistuar dhe mbledhur te dhena nga mjeke dhe infermiere ne spitalet Covid. Pjesetaret e ketij ekipi i lanin duart cdo gjysem ore dhe respektonin social distancing. Si mbrojtje personale kishin vetem maska kirurgjikale (pak te efektshme); azgje tjeter. Asnjeri prej tyre nuk u semur, nuk morri coronavirusin megjithese qendronin ne spitale, jo prane te semureve, por sidoqofte zona me rrezik te larte! Pra kur i zbaton me rigorozitet rregullat e mbrojtjes, nuk infektohesh!
Maskat per perdorim te publikut te gjere, sipas eksperteve, nuk jane te nevojshme.
Te mos infektohesh eshte detyre e secilit ne kete lufte te eger qe po na ben coronavirusi! Eshte menyra e vetme qe secili ka detyrim ta beje per te frenuar perhapjen e epidemise dhe pershpejtimin e saj ne vendin tone! Detyrim qe duhet ta zbatoje secili me ndjenje te larte pergjegjesie! Coronavirusi kerkon te semure midis nesh, me numra te medhenj dhe ne rritje. Kerkon te na vrase. Kerkon te na shkaterroje ekonomine. Lufte pa ndalim kunder coronvirusit prej seciit! Do t’ja dalim! Do ta fitojme kete lufte!
Shume qytete po bejne dezinfektim te rrugeve dhe ambjenteve. Kete e ben gjeresisht Koreja e Jugut por ajo eshte vend i pasur. Pra virusi mund te mbetet ne toke, ne rruge dhe trotuare, dhe ti e merr me kepuce dhe e fut ne shtepi. Lexoj qe ekspertet mendojne qe eshte pak probabel ta marresh virusin ne kete menyre. Megjithate, opinioni im, dhe ajo qe kam bere une: sapo hyn ne shtepi, afer deres heq kepucet dhe i vendos aty afere deres, nje vend qe e konsideron qe mund te jete i ndotur me coronavirus dhe ku nuk duhet te afrohesh ose te vendosesh sende. Gjithashtu heq robat qe mban veshur kur je jashte sepse mund te jesh ulur ose mbeshtetur diku ku ka ndotje me coronavirus. Edhe veshjet ose i vendos ne nje vend te caktuar qe e konsideron mundesisht te ndotur ose i mbyll ne qese, ose i lan ne lavatrice.
Opinioni im: Nuk e di a jane para te shpenzuara mire dizifektimi i gjere i ambjenteve te jashtme ne shtete te varfera si tonat. Italia e ben pak kete. Disa bashki shpenzojne para ne Itali per kete. Por Italia nuk e ben gjeresisht si Koreja e Jugut. Mendimi im eshte qe akoma jemi ne fillimin e epidemise ne vendin tone dhe mundesi qe te kete ndotje me coronavirus ne ambjent duhet te jete e paket. Mendoj qe shtete te varfera si tonat keto para te dezifektimit, shpenzohen me efikasitet shume me te larte duke blere kit-e testimit coronavirus, per te bere me shume testime dhe kerkim ne popullsi kush eshte i infektuar. Te gjesh dhe te izolosh te infektuarit dhe njerezit qe kane patur afer ata, kontaktet e tyre, eshte shume e efektshme dhe e domosdoshme per te frenuar epidemine.
STRATEGJIA E LUFTES KUNDER EPIDEMISE
CONTAINMENT – pra permbatja, frenimi i perhapjes eshte strategjia e pare e luftes kunder nje epidemie. Zbatohet duke bere testime per te gjetur te semuret dhe te infektuarit. Te semuret izolohen ne nje dhome ne shtepi deri sa te sherohen plotesisht. Te infektuarit dhe personat qe kane qene ne kontakt me ata, mbyllen ne nje dhome te shtepise per 14 dite. Quhet kuarantine, per te pare a zhvillojne apo jo semundjen. Nese zhvillojne semundjen, rrine ne izolim ne dhome deri ne sherim te plote. Eksperte ne Itali thone qe mire eshte kur gjendet nje i semure, testi per coronavirus ti behet gjithe familjes, gjithe komshinjve, madje mire eshte gjithe pallatit. Por kjo ka kosto te larte financiare. Italia nuk po e ben dot. Ketu ne Rome nuk behet. Ne Rome testi po i behet vetem kujt ka temperature te larte dhe/ose kolle. Kur gjendet nje i semure, behet me imtesi contact tracing – gjurmimi i kontakteve. Cilet persona ka takuar i semuri gjate semundjes dhe ne dy ditet para shfaqes se temperatures ose kolles. Te gjithe keta persona vihen ne kuarantine te detyruar per 14 dite, te mbyllur ne nje dhome ne shtepine e tyre, ne menyre qe te mos perhapin coronavirusin tek te tjere.
Personit te mbyllur ne nje dhome keshtu, i lihet ushqimi jashte deres, largohesh, ai hap deren, e merr dhe e mbyll shpejt deren. I izoluari duhet te ajrisi shpesh dhomen. Pasi shkon ne banjo personi i izoluar, banjon mire eshte te dizinfektohet.
Ne SHBA kane premtuar qe brenda disa javesh do te kene mundur ti bejne gratis testin per coronavirus te gjithe popullsise. Kjo per te gjetur dhe izoluar cdo te infektuar. Por SHBA eshte vendi me i pasur i botes. Kete gje nuk e ka bere Kina as ne epiqender, ne provincen e Hubei.
Testime per koronavirus ne numur shume te larte ne popullsi kane bere Koreja e Jugut, Taiwani, Japonia dhe Singapore. Kjo ka dhene rezultate shume te mira: kane mundur te realizojne containment. Ne Korene e Jugut per shembull, ne tre jave, kane bere 14 mije testime per 1 milione banore. Natyrisht perzgjidhet ke ja vlen te testosh. Keto testime ne numer kaq te madh, kane mundur te identifikojne te infektuarit dhe ti izolojne. Tani po japin fryte keto testime dhe ky veprim i containment. Per shembull ne Korene e Jugut numri i te infektuarve dhe te semureve eshte ne ulje te dukshme. Keshtu edhe ne vendet e tjera qe permenda.
Nese veprohet heret ne nisjen e epidemise, me energji dhe sforcime te medha, eshte e mundur te realizosh containment. Por eshte shume e veshtire, sidomos per vendet e varfera si vendet tona. Qe eshte e veshtire nuk do te thote te mos e besh dhe te perfitosh me ane te saj, sa me shume qe te mundesh, per frenimin e epidemise. Pra duhet bere vazhdimisht containment.
MITIGATION – ulja e efektit te keq
Italia pas 18 dite pune dhe sforcimesh per te bere containment (e cila u be me vonesa dhe gabime), nuk frenoi dot perhapjen, koloi te faza e mitigation – shpalli gjithe Italine zone nen mbrojtje. Jemi te izoluar ne shtepi. Masat e social distancing zbatohen me rreptesi te madhe. Shkollat, universitetet dhe te gjitha aktivitetet komerciale jane te mbyllura. Ke te drejte te dalesh nga shtepia vetem per te shkuar ne pune, per te blere ushqime, barna dhe cigare, ose per te nxjerre pak qenin shetitje. Para se te dalesh nga shtepia, shkruan nje vetedeklarim, ku po shkon dhe orarin e hyrjes dhe daljes nga shtepia. Nese te ndalon Policia, i ben foto vetedeklarimit dhe te ndjek per kontrolle. Ka sanksione te renda.
Ne vendet e punes kerkohet te respektohet distanca midis njerezve te pakten nje meter. Ne dyqanet e ushqimeve, dalin tre veta, futin tre te tjere qe te kene pak njerez brenda, qe njerezit te mos jene afer njeri-tjetrit. Njerezit presin ne rradhe jashte ne distance mbi 1 meter njeri nga tjetri.
Te gjithe jemi te mbyllur ne shtepi. Njerezit cdo pasdite dalin ne dritare e ballkone, vihet hymni kombetar “Fratelli d’Italia”, kendojne e duartrokasin, pastaj vene kenge te ndryshme, kendojne bertasin. Kete po bejne tani qe po shkruaj. Flamuj italiane kane varur ne dritare e ballkone.
Kur Shteti kerkon izolimin e popullsise ne shtepi, eshte mase qe secili ka per detyre ta zbatoje.
CFARE NDODH ME TE SEMURET
80% e atyre qe zhvillojne semundjen Covid 19, e kalojne ne shtepi, mesatarisht per nje jave, me temperature dhe kolle (te cilat jane simptomat tipike). Covid 19 shume rralle shkakton rrufe (hunda me sekrecione), dhimbje gryke ose teshtitje – keto nuk jane simptoma tipike te Covid 19. I izoluar nga te tjeret ne nje dhome, duhet te rrish ne krevat, te flesh sa me shume, te pish shume uje dhe te hash ne menyre te shendetshme. Nuk ka ilace. Vetem per temperaturen e larte mund te marresh ilacet e zakonshme antipireteke. Kush eshte nen 60 vjec dhe i shendoshe, pa semundje, eshte gati e sigurt qe e kalon keshtu. Ke nevoje per spital vetem nese shikon qe po te merret fryma, ke frymemarrje te shpeshte, nuk mbushesh dot me ajer – po nis te zhvillohet polmoniti virial. Kjo zakonisht ndodh pas nje jave semundje. Vetem ne kete rast behet shtrimi ne spital. Vdekshmeria e pergjithshme e te semureve te moshes 30-60 vjec eshte 0,2% – mjaft e ulet.
Por eshte teper me e larte ne te moshuarit qe kane semundje te tjera. Ne Wuhan, dy te paret qe vdiqen ishin dy burra ne moshe rreth 50 vjec – pa asnje semundje te meparshme, te shendoshe, vetem se te dy ishin duhanpires. Mendohet qe demtimi qe i ben duhani mushkerive, favorizon zhvillimin e Covid 19 te rende. Kush pi duhan, tani i kerkohet qe eshte mire te beje sakrifica, mundime e sforcime qe ta ule duhanin dhe ta lere ate, sic e kane bere shume te tjere.
Kur e sheh qe po te fillon temperature e larte dhe kolle, ne Itali kerkohet te izolohesh ne nje dhome dhe te marresh telefon numrin e posacem per Emergjencen Coronavirus. Te gjithe personat qe ke patur kontakt vihen ne kuarantine – 14 dite te mbyllur, nuk u behet testi.
Pra nuk duhet te shkosh te paraqitesh te mjeku – rrezikon te infektosh mjekun dhe pacientet e tjere aty. Kush dyshon se eshte i semure me Covid 19, nuk duhet ti afrohet asnje njeriu dhe aq me pak personelit mjekesor. Ne kete lufte te ashper me coronavirusin, personeli yne mjekesor jane luftetaret tane ne vijen e pare te frontit, nen zjarrin e armikut. Edhe ne Kine edhe ne Itali, shume mjeke dhe inferimiere jane infektuar, semurur dhe ka patur edhe vdekje nder ta. Ti ruajme mjeket dhe infermieret! Nese dyshoni qe keni semundje mos ju afroni atyre nese ata nuk jane te veshur koke e kembe me mjetet e mbrojtjes personale.
20% e te semureve kane nevoje per shtrim ne spital. Nga keta ne Kine, 6% kishin nevoje per terapi intensive (e cila ka kosto te larte dhe cdo vend e ka me numer te kufizuar). Ne Itali 10% jane ne terapi intensive.
Vdekshmeria e pergjithshme ne te gjithe popullsine e semure ka qene 2-4% ne Kine dhe eshte mbi 3% ne Itali – konsiderohen shifra te larta per nje semundje infektive qe perhapet lehte midis njerezve. Kjo vdekshmeri varet nga sa te mire dhe te pajisur jane spitalet dhe sa te afte jane mjeket qe te mbajne gjalle pacientet deri sa ata te sherohen vete. Nga Irani nuk ka te dhena te besueshme mbi vdekshmerine; ka gazetare qe raportojne vdekshmeri te larte, madje edhe ne mosha me te reja. Ilace kunder coronavirusit nuk ka. Jane ne eksperimentim dhe shpresa eshte qe ilace specifike do te jene gati pas disa muajsh.
Ne Itali mosha mesatare e pacienteve qe kane vdekur eshte 80,3 vjec, dhe shumica dermuese e tyre me semundje te meparshme, si diabet, semundje zemre, hipertension, kancer, etj. Nen moshen 40 vjec, tani pas 3 jave epidemi, ka patur vetem 2 vdekje ne Itali, te dy ne moshe 39 vjec, te dy me diabet. Pra deri tani mjekesia italiane ja ka dale te perballoje dhe te sheroje shumicen e te semureve. Puna qe bejne eshte heroike. Tre te identifikuarit e pare ne Itali me coronavirus ne 20 shkurt, ishin 2 te moshuar qe vdiqen dhe nje 38 vjecar qe kishte patur gjithmone shendet te plote. Kete e diagnostikuan me Covid 19 kur kishte bere polmonit viral te rende. E mbajten gjalle ne terapi intensive per 3 jave deri sa u permirsua dhe u zgjua. Ishte pa ndjenja. Fjalet e pare qe tha: “ku ndodhem?”.
Kush sherohet nga polmoniti viral i Covid 19, thuhet nga specialistet qe i mbeten demtime ne mushkeri dhe ka rrezik te beje shpesh me vone infeksione – bronkopolmonit.
Kush sherohet nga Covid 19, i lehte apo i rende, mendohet se fiton imunitet dhe mbrojtje te plote nga coronavirusi.
Te semuret nen moshen 30 vjec ne Itali, kane qene 5-7% e te gjithe te semureve. Femijet duket se infektohen me pak, semuren me lehte, dhe mendohet e transmetojne pak coronavirusin tek te tjeret. Por nje ekspert qe degjova tha: “keto nuk jane fakte teresisht te sigurta e te provuara dhe une femijet e mij do ti ruaj”.
Mund te themi qe kush eshte i shendoshe dhe i ri duket se e kalon mire semundjen (sidoqofte nuk eshte shaka te shtrohesh ne spital nese rastis ben Covid 19 me pomonit). Ne Kine, ne numrin e madh te te semureve, pak kane qene te rinjte plotesisht te shendoshe, qe vdisnin. Ne pergjithesi kush eshte i ri e kalon, por ai eshte infektues ndaj te tjereve, eshte perhapes i semundjes, pershpejtues i epidemise nese nuk izolohet, dhe mund te behet shkak i vdekjes se personave qe infekton. Secili te zbatoje me perpikmeri masat mbrojtese dhe te mos infektohet! Kjo eshte lufta qe i kerkohet secilit te beje. Nese te semuret behen shume, me numra te medhenj, do te arrij koha kur nuk do te kete vende ne spitale, nuk do te kete doktore dhe infermiere per ti kuruar.
Me coronavirusin, me shumë gjasa, do të jemi në luftë gjatë gjithë këtij viti, dhe me sa jam informuar unë nga vlerësimet e eksperteve, lufta do të zgjasë e ashpër mbase deri sa të jetë prodhuar vaksina pas 1 viti ose ka mundësi edhe pas një vit e gjysmë. Vlerësohet nga ekspertet që pandemia do të ulet gjatë verës, ose do te bjere sipas grafikut në figurën me poshtë. Figura tregon që nuk duhet të lejojmë që në vendin tonë epidemia të bëjë rritjen e madhe me maje, sepse ajo rritje do të këtë numër aq te madh të sëmurësh, që nuk ka sistem shëndetësor qe t’i përballojë. Ne asnjë vend të botes! Pra kurba e epidemisë duhet ta mbajmë të ulët qe ta perballojë sistemi ynë shëndetësor.
Detyra luftarake e çdo qytetari është të mos infektohet! Te zbatojë të gjitha rregullat e mbrojtjes! Tu bindet te gjitha udhëzimeve dhe urdhrave te Autoriteteve Shëndetësore dhe të Autoriteteve Qeveritare.
Te informohet mbi sëmundjen vetëm nga burimet e besueshme: Autoritetet Shëndetësore te vendit, WHO, mediat prestigjoze dhe profesionale (bbc, cnn, etj). Të mos u besoje cfarë qarkullon në internet, në social media dhe whatsapp. Ka shumë “fake” lajme. Çfarë duket tepër e bukur, me siguri ka mashtrim. Përzihen aty disa të vërteta, me disa shtrembërime dhe me gënjeshtra te pastra. Ka patur prova te sigurta në të kaluarën qe Rusia përhap mesazhe te tilla të dezinformimi me qëllim që të këtë konfuzion ne popullsi dhe mosbesim ndaj Autoriteteve Shëndetësore dhe Qeveritare. Për të dobësuar demokracitë tona.
Rri i qete dhe lufto! Mbrohu nga sëmundja ti! Mbro të afërmit dhe familjen!
Lexo edhe një herë pjesën e parë të këtij shkrimi ku janë këshillat e mbrojtjes.
Politikanet e te gjitha partive, e kanë për detyrë në këtë kohë lufte, të ndalojnë kritikat ndaj njeri-tjetrit dhe polemikat! Te lënë mënjanë çdo përfitim politik personal! Janë në rrezik jetët e njerëzve! Dhe me numra të mëdhenj! Rrezikon të na shkatërrohet ekonomia! Të githë politikanët, në luftë me coronavirusin! Nga mëngjesi deri në darke të punojnë! Te informohen, të lexojnë, të mësojnë për këtë epidemi dhe si duhet luftuar ajo dhe me dijet që marrin të kenë mundësi të dëgjojnë dhe të kuptojnë çfarë do t’u thonë atyre ekspertet e Autoriteteve Shëndetësore. E gjithë politika të jetë e bashkuar në mënyrë konstruktive me Autoritet Qeveritare dhe vetëm t’i mbështesë ato, jo ti kritikoje. Jemi ne lufte! Politikanet të përdorin prestigjin që e kanë në popull për të përhapur informim për kujdesjet që duhen bërë për t’u mbrojtur nga coronvirusi, për t’i dhënë zemër njerëzve dhe t’i motivojnë njerëzit që të jenë të rregullt dhe rigoroze në masat mbrojtëse! Politikanet e kanë për detyrë të punojnë më shumë me njerëzit pa shkollim dhe ata qe nuk lexojnë, qe t’u transmetojnë atyre mesazhet e mbrojtjes nga koronavirusi dhe ti bindin sa rëndësi të madhe ka qe te zbatojnë mbrojtjen me përpikëri.
Gazetaret të japin shembull për publikun duke qëndruar për intervista vetëm në ambient të hapur dhe në distance 2 metra nga i intervistuari; mikrofoni i vendosur në shufër të gjate ose shkop. Kështu bëjnë në Itali.
Te gjitha bashke do të luftojmë armikun e padukshëm, armikun e egër dhe tinzar: coronavirusin! Të bashkuar do të fitojmë! Të jemi të ndarë me distancë 2 metër njeri nga tjetri, por me zemra të gjithë pranë njeri-tjetrit! Te gjithë luftojmë! Do te fitojmë! Do t’ia dalim! Do ta fitojmë këtë luftë!
E shkruar nga Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek ne Rome, Itali. Të gjitha informatat e mbledhura nga ai janë prej eksperteve. Autori i shkrimit nuk është ekspert apo specialist, shprehet këtu si mjek.
Këto të dhëna në këtë shkrim, në asnjë mënyrë nuk zëvendësojnë rekomandimet, udhëzime dhe urdhëresat e Autoriteteve Shëndetësore dhe te Autoriteteve qeveritare, te cilat janë detyrë qytetare të ndiqen dhe të zbatohen me rigorizitetin me te madh.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?