Lajme

Për të kursyer letrën: Coop do tu japë fatura vetëm atyre që i kërkojnë

Duke hequr dorë nga printimi automatik, Coop thotë se do të kursejë më shumë se 400 tonelata letër në vit

Koncerni i madh i shitjes me pakicë Coop nuk do të printojë më automatikisht faturat për klientët në marketet e tij, transmeton albinfo.ch.

Klientët tani e tutje mund të marrin një faturë letre në arkë vetëm nëse e kërkojnë atë në mënyrë eksplicite, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga Coop.

Duke hequr dorë nga printimi automatik, Coop thotë se do të kursejë më shumë se 400 tonelata letër në vit, shkruan srf.ch.

Përveç për supermarketet, mënyra e re e administrimit të faturave do vlejë edhe për departamentet e ushqimit të dyqaneve të Coop City, degët Karma dhe Sapori dhe Coop To Go.

Ndërkaq, ka më shumë se dy vjet që faturat e printuara automatikisht nuk janë të disponueshme në arkat  vetëkontrolluese (pa personel) të Coop, përcjell albinfo.ch. Atje, klientët zgjedhin nëse duan një faturë të printuar apo jo.

Nëse përdoret Superkarta, atje mund të aktivizohet një faturë dixhitale që liston blerjet.