Kosovë: Qeveria u mundëson të heqin dorë atyre që nuk duan ti marrin shtesat për fëmijë 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se për ata që nuk dëshirojnë të marrin shtesat për fëmijë dhe pensionistë është përgatitur një formular online. Secili që dëshiron vullnetarisht të heqë dorë nga këto shtesa mund ta plotësojë atë.

“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Formulari online https://see.rks-gov.net

 

 

 

 

 

 

Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve

Në ditët e krishtlindjeve hendeku mes të varfërve dhe të pasurve bëhet më i dukshëm. Disa mezi i përballojnë dhuratat, të tjerët rrinë në radhë para dyqaneve luksoze.

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i dukshëm sidomos tani në ditët e krishtlindjeve. Këtë e përjetoi këto ditë, Sandra Schlensog. Ajo ka dalë vetëm për të shëtitur nëpër tregun e Krishtlindjeve në Karlsruhe, sepse nuk mund të blinte asgjë, pasi nuk mund t’i përballojë çmimet. “Një palë çorape të thurura me dorë për 15 euro? Kjo është utopike,” thotë 46-vjeçarja, duke e vënë palën që mban në dorë sërish në vend.

Sandra Schlensog merr ndihmën sociale të njohur si “paratë për qytetarin” dhe gjithashtu punon tetë orë në javë në një qendër për të sëmurët mendorë. Me kohë të plotë ajo nuk mund të punojë për shkak të problemeve shëndetësore. Paratë nuk i dalin asnjëherë – por sidomos në kohën e Krishtlindjes e ndjen shumë gjendjen e saj financiare. “Thjesht nuk ka dhurata të shtrenjta,” thotë ajo: “Dhe as në tregun e Krishtlindjeve nuk ka salsiçe skare”.

Çantë dore për 700 euro

Për blerjen e një salçiçeje, askush në “Dorotheen Quartier” të Shtutgartit nuk e vret mendjen. Rruga e njohur e blerjeve në kryeqytetin e landit, Baden-Vyrtemberg me dyqanet e saj elegante ka klientelë të fortë. Tek Louis Vuitton, çmimet për çantat kapin zakonisht katër shifra, megjithatë ende ka radhë para dyqanit gjatë periudhës para krishtlindjeve. Këtu, ndër shumë të tjerë, është edhe Thomas Gudd. Ai dëshiron të blejë një çantë për të dashurën e tij: “Duhet të jetë diçka e veçantë këtë vit”.

Kurse çanta që Manfred Holzknecht blen për gruan e tij është edhe më e lirë për standardet e këtushme: 700 euro. “Gratë thjesht i duan çantat”, thotë ai. “Nëse jeni i martuar për një kohë të gjatë, duhet ta bëni sërish të lumtur gruan tuaj”. Kjo vlen edhe jashtë sezonit të Krishtlindjeve, thotë gruaja e tij Katharina: “Thjesht blen diçka herë pas here për gëzim të vogël”.

Ta bësh vetë dhuratën jo ta blesh

Për Sandra Schlensog, blerjet jashtë radhe nuk janë të mundshme as në Krishtlindje. Prandaj ajo dhuron sende të bëra vetë si biskota apo kapele të thurura. Ajo bën vetëm një përjashtim për djalin e saj 16-vjeçar: gjithë vitin ajo ka kursyer për dhuratën e tij të Krishtlindjes. “Tani që kam punë me kohë të pjesshme, mund të lë mënjanë dhjetë apo 15 euro në muaj”, thotë ajo. Kjo do të thotë se ajo kursen rreth 150 euro në vit. Paratë që ajo i përdori edhe për të financuar dhuratën e Krishtlindjes për djalin e saj.

Mbi të gjitha, ai dëshiron veshje. Në dollapin e tij gjen vetëm gjërat “të domosdoshme”, thotë nëna e tij: dy pulovra, disa bluza, një palë xhinse – “xhinset e tjera ia ka veshur”, thotë nëna. Në apartamentin e saj me qira letra e murit bie nga muret. “Në fakt, kjo duhet të ribëhet dhe të lyhet”, thotë Sandra Schlensog. Por ata nuk kanë para të mjaftueshme për këtë. Mobiljet tregojnë gjithashtu moshën e tyre: nga një kolltuk ka dalë sfungjeri nga një çarje edhe divani 17-vjeçar është i varur. “Ky ishte shtrati im për një kohë të gjatë,” thotë Sandra Schlensog. Tani ajo ka sërish një shtrat të vërtetë, falë një donacioni.

Vizitat e atraksioneve kushtojnë

Sandra Schlensog dhe djali i saj nuk janë raste përjashtuese në Gjermani: Shoqata e Përgjithshme e Barazisë e Bamirësisë (Paritätische Wohlfahrtsverband) numëron 14 milionë njerëz si të varfër. Shumë njerëzve varfëria iu bëhet veçanërisht e qartë kur fillon sezoni i Krishtlindjeve. Megjithatë, Sandra Schlensog i pëlqen Krishtlindjet: “Unë përpiqem për sa më shumë komoditet”, thotë ajo. Megjithatë do të donte të kishte para një ose dy “lukse” të vogla, siç thotë ajo, si për shembull një udhëtim me karusel në tregun e Krishtlindjeve. “Mendoj se është bukur, sidomos në mbrëmje”. Por një udhëtim kushton gjashtë euro për të rriturit. “Kjo është thjesht tepër e shtrenjtë,” thotë Sandra Schlensog: “Nuk e paguaj dot.”/DW/

 

 

Turqia dënon me nga 18 vjet burg pronarit dhe arkitektit të ndërtesës që u shemb nga tërmeti në vitin 2023

Në Turqi ka përfunduar gjyqi ndaj Ahmet Bozkurtit, pronarit të hotelit që u shemb në vitin 2023 kur vendi u godit nga një tërmet shkatërrues.

Bozkurt u dënua me 18 vjet e pesë muaj burg dhe të njëjtin dënim mori edhe arkitekti i godinës Erdem Yilmaz. Djali i Bozkurtit, Mehmeti u dënua me 17 vjet e katër muaj prapa hekurave.

Tre burra u dënuan për “shkaktim të vdekjes ose plagosjes së më shumë se një personi nga pakujdesia me dashje”. Në hotel ndodheshin 72 persona dhe të gjithë vdiqën në vend, shkruan bbc.

Hoteli Isias funksionon që nga viti 2001, por sipas analizave shkencore, zhavorri dhe rëra nga lumi lokal u përzien me materiale të tjera ndërtimi për të formuar shtyllat që mbështesin ndërtesën.

Ishte një nga hotelet më të famshëm në Adiyaman, por u shemb në pak çaste.

Më shumë se 50 mijë njerëz kanë vdekur në një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë. Rreth 160 mijë ndërtesa u shembën dhe 1.5 milion njerëz humbën shtëpitë e tyre.

Fundviti rrit çmimet e ushqimeve nëpër botë

Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit në 127.5 pikë. Në raport me tetorin ky tregues është zgjeruar me 0.9 pikë.

Ndikimin më të madh në zgjerimin e indeksit në nivelin më të lartë në 19 muaj e ka dhënë shtrenjtimi i vajrave bimore. Po sa rrezik ka që këto efekte të përcillen edhe në Shqipëri në prag të festave të fund-vitit? “Rritja e këtij produkti është nxitur nga shqetësimet për rendiment më të ulët se që pritej të vajit të palmës për shkak të reshjeve të shumta në Azinë Juglindore. Nuk duhet të shqetësohemi. Tregtarët kanë gjetur tregje të reja. Madje në dijeninë time një anije është duke ardhur”, tha Theodhor Kristuli nga Unioni Agroushqimor Shqiptar, transmeton A2 përcjell albinfo.ch

Bashkë me vajrat, edhe qumështi dhe nën-produktet e tij po vijojnë të jenë të shtrenjta në botë. Sipas matjeve të FAO, indeksi i çmimeve te kjo kategori produktesh muajin e shkuar u rrit në 139.9 pikë nga 139 pikë në tetor. Kjo pritet të reflektohet shpejt edhe në tregjet e vendit për shkak të varësisë së lartë nga importi për këto kategori produktesh.

“Fermeri nuk mund të prodhojë për patriotizëm. Kur kostot e prodhimit janë të larta, rrjedhimisht nuk ka leverdi. Serbia nga ku ne importojmë i ka rritur çmimet e qumështit dhe nën-produkteve të rij e rrjedhimisht te ne do vijë më shtrenjtë”, tha Kristuli.

Ndonëse në rritje me fillim-vitin, çmimet e mishit dhe nënprodukteve të tij u zbutën lehtë në nëntor. Indeksi i çmimeve te kjo kategori produktesh muajin e shkuar ra në 118.1 pikë nga 119.1 pikë në tetor. Për njohr njohës të tregtisë së jashtme, në prag të fundvitit qeveria duhet të ndërhyjë duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuar në import me qëllim parandalimin e shtrenjtimit të çmimeve në vend.

“Qeveria ka arkëtuar shumë para nga TVSh në import. Nuk ka kuptim që arka e shtetit të mbushet kaq shumë e qytetarët të mbajnë barrën. Duhet disi lehtësi”, tha Theodhor Kristuli, Unioni Agroushqimor Shqiptar.

Sipas vlerësimeve Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, çmimet pritet të rriten edhe gjatë vitit të ardhshëm duke rrezikuar rikthimin e valës së inflacionit në botë.

Pas zgjedhjeve të janarit, Kroacia nis procedurat për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Në Kroaci, pas zgjedhjeve presidenciale të janarit të vitit 2025, do të fillojë procedura ligjore për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa thirrjet për rekrutët priten të fillojnë në mes të vitit 2025, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. Sipas një deklarate të Ministrisë, janë përgatitur propozime ligjore për të rregulluar trajnimin bazë ushtarak dhe çështje të tjera të lidhura me zbatimin e shërbimit ushtarak.

Procedura për miratimin e ligjit do të fillojë në janar 2025, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka sqaruar se rekrutët do të stërviten në tre lokacione të ndryshme. Sipas tij, çdo vit, mes 17,000 dhe 18,000 të rinj që mbushin 18 vjeç do të jenë kandidatët për trajnimin bazë ushtarak. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një vizite në kazermat e Bjelovarit, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, i cili është edhe komandanti suprem i forcave të armatosura, nuk e ka kundërshtuar drejtpërdrejt rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, ai ka kërkuar që kjo temë të diskutohet në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes. Milanoviç theksoi se një vendim të tillë nuk mund ta marrë një individ politik, por duhet të jetë një marrëveshje e qeverisë kroate të zgjedhur demokratikisht. Ai kërkoi që të mbahej një mbledhje e Këshillit të Mbrojtjes, për të arritur një konsensus, para se të jepen urdhra për implementimin e shërbimit të detyrueshëm.

Shqipëria me gjobat më të ulëta për komunikacion në Evropë

Shqipëria renditet ndër 5 vendet e para në Evropë për nivelet e ulëta të gjobave për drejtuesit e mjeteve për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, me vetëm 9.50 euro.

Sipas studimit të faqes zvicerane “Vignetteswitzerland.com”, vendi ynë renditet i pesti më pak i rreptë në kontinent për dënimin e drejtuesve të automjeteve, me një vlerësim të ashpërsisë prej 26.94 pikë nga 100 në total, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.

“Vignetteswitzerland.com”, ka analizuar të dhënat nga burimet zyrtare të qeverive dhe autoritetet kombëtare të transportit për të krahasuar dënimet e shoferëve në të gjithë Europën, duke përfshirë gjobat për shpejtësinë, shkeljet për mosvënien e rripit të sigurimit, shkeljet e dritës së kuqe, drejtimin e makinës në gjendje të dehur dhe përqindjen e përmbajtjes së alkoolit në gjak.

Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane

Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më pak për shkak të kontraktimit të jashtëm, raporton transmetuesi publik RTS.

Në parim, shërbime të tilla nuk duhet as të mbulohen nga sistemi zviceran i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Por ligji mund të vendoset të ndryshojë, shkruan RTS.

Dy raste të kontraktimeve të tilla janë raportuar nga mediat zvicerane brenda një jave. E para ka të bëjë me grupin privat Hirslanden, i cili operon 17 spitale në të gjithë vendin. Imazhet mjekësore të bëra në klinikat e grupit, të tilla si MRI, rreze X dhe skanime të tjera dërgohen jashtë vendit për t’u analizuar – në Francë, Gjermani dhe Hungari – me një kosto më të ulët. Megjithatë, ato faturohen me tarifa zvicerane.

Ndërkohë, Medgate, lojtari kryesor në sektorin e telemjekësisë zvicerane, u veçua edhe nga gazetat në grupin CH-Media: ata raportuan se disa nga mjekët e grupit janë të punësuar në Gjermani dhe Spanjë, dhe së shpejti në Francë dhe Itali.

E kontaktuar nga RTS, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) tha se “në parim, shërbimet rimbursohen vetëm nëse kryhen në Zvicër dhe nga një ofrues shërbimi i autorizuar për të praktikuar në Zvicër”.

Por kjo vlen vetëm në parim: telemjekësia e bërë jashtë vendit nuk është e ndaluar në mënyrë eksplicite. Medgate, e cila ka të gjitha autorizimet e nevojshme, i thotë RTS se “shërbimet [e saj] bazë të telemjekësisë […] për pacientët në Zvicër konsiderohen të ofrohen në Zvicër dhe faturohen ligjërisht”.

Megjithatë, praktikat kanë ngritur shqetësim në santésuisse, organizata ombrellë e siguruesve shëndetësorë zviceranë. Verena Nold, drejtoresha e saj, beson se shërbime të tilla të bëra jashtë vendit duhet të rimbursohen vetëm në raste urgjente ose të jashtëzakonshme. Për më tepër, thotë ajo, siguruesit janë praktikisht të pafuqishëm në këtë fushë. “Faturat tregojnë vetëm emrin e spitalit ose të operacionit të mjekut dhe nuk mund të shihni se ku është ofruar shërbimi,” thotë ajo.

Zbulimet vijnë pasi parlamentarët zviceranë ranë dakord në pranverë që shërbimet mjekësore të ofruara jashtë vendit duhet të rimbursohen, një votim që ka hapur derën për ndryshimet e ardhshme në ligj.

Megjithatë, ndërkohë, pasiguritë ligjore në botën e komercializuar të kujdesit shëndetësor vazhdojnë të krijojnë zona gri të cilat secili lojtar përpiqet t’i interpretojë në avantazhin e tij./Swissinfo

Qeveria e Kosovës ndan mbi një milion euro për bujqit në Luginë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.108.529 euro për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren në mënyrë aktive me bujqësi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 1,108,529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi, sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.

Më 10 dhjetor, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati akuzuar Serbinë se po pengon donacionin e Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

 

Gjermani: Në vitin 2025 do ketë ndryshime tatimore dhe ndryshime në kontributet e sigurimeve shoqërore

Parlamenti gjerman – dhe Bundesrat – kanë miratuar tani një sërë masash lehtësimi nga taksat. Midis tyre është një shtesë më e lartë bazë pa taksa që synon të ndalojë inflacionin duke ngrënë rritjet e pagave. Nga janari i vitit 2025, lejimi pa taksa është planifikuar të rritet me 312 € në 12,096 €. Në vitin 2026 do të rritet sërish në 12,348 €.

Ndërkohë, përfitimi i fëmijëve (Kindergeld) do të rregullohet në vitin 2025, me prindërit që marrin 255 euro në muaj për fëmijë nga 1 janari. Është planifikuar të rritet me 4 euro të tjera në 259 euro në vitin 2026. Kinderzuschlag, ose shtesa për fëmijë – një përfitim shtesë për familjet me të ardhura të ulëta, do të rritet nga 20 në 25 euro në muaj.

Shtesa tatimore për prindërit – Kinderfreibetrag – do të rritet me 60 euro në 6,672 euro në janar. Në vitin 2026, ajo do të rritet me 156 € të tjera në 6,828 €. Sipas përllogaritjeve të Partisë së Gjelbër, këto masa do të zvogëlojnë barrën e një familjeje me dy fëmijë dhe të ardhura prej 60 mijë euro vitin e ardhshëm me 306 euro.

Ndërsa disa njerëz mund të shohin lehtësim të lehtë me këto masa, ekspertët kanë paralajmëruar se shumë familje – veçanërisht ato pa fëmijë – do të përballen ende me presion të konsiderueshëm financiar vitin e ardhshëm.

Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri

Të martën, dy anëtarë të ekuipazhit mbetën të shtruar në spital, duke përfshirë një në kujdesin intensiv, pasi një aeroplan zviceran bëri një ulje emergjente në Graz, Austri, një ditë më parë. Incidenti u shkaktua nga një problem teknik, thanë autoritetet zvicerane.

Të hënën në mbrëmje, një Airbus A220 zviceran po transportonte 74 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit nga Bukureshti në Cyrih kur ndodhi një problem me motorin, duke shkaktuar që tymi të futej në kabinë dhe kabinë. Pas uljes, pasagjerët u larguan nga avioni përmes rrëshqitjeve emergjente.

Dymbëdhjetë pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit duhej të trajtoheshin nga mjekët. Të gjithë pasagjerët dhe dy anëtarët e ekuipazhit ishin në gjendje të largoheshin nga spitali të martën. Ndërkohë, të gjithë pasagjerët janë riatdhesuar në Zvicër.

Anëtari i ekuipazhit të plagosur rëndë u transportua me helikopter në spital dhe u vendos në kujdesin intensiv. Swiss po monitoron gjendjen e saj “me shqetësim”. Familja ka shkuar në vendngjarje. Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë, por ajo thuhet se është në frymëmarrje artificiale, sipas televizionit austriak ORF.

Aeroporti i Grazit u mbyll përkohësisht të hënën në mbrëmje pas incidentit. Avioni u zhvendos përfundimisht nga pista dhe operimet normale rifilluan të martën. Vetë avioni do të qëndrojë në tokë derisa të dihen detajet e incidentit.

Sipas autoriteteve zvicerane, ulja emergjente ishte për shkak të një problemi teknik, u njoftua të mërkurën pa detaje të tjera. Hetimi është në vazhdim.

Shërbimi Austriak i Hetimit të Sigurisë (SUB) dhe zyra e prokurorit publik vendas vizituan vendin e ngjarjes, tha Zyra Federale e Aviacionit Civil (FOCA). Menjëherë pas incidentit, një ekip teknik nga Zvicra kishte udhëtuar tashmë në Graz, shtoi ky i fundit.

Një pasagjer përshkroi momente dramatike në bord: “Kishte një zhurmë të çuditshme, shumë tym dhe njerëzit nuk mund të merrnin frymë. Nuk e di se çfarë ndodhi,” i tha ajo gazetës austriake Kleine Zeitung në një video. Pasagjerë të tjerë thuhet se panë një shpërthim dhe zjarr në motor. Kapiteni më pas njoftoi një ulje emergjente.

Duke folur për Forumin, Michel Polacco, gazetar dhe pilot, beson se incidenti u shkaktua nga tymrat që “vinin nga sistemi i ajrit të kondicionuar dhe presionit të avionit, ndoshta nga vetëm një nga dy motorët”.

Edhe nëse aeroplanët janë të pajisur me një sistem shuarjeje zjarri, ai është i pamjaftueshëm, vazhdon autori i “Crash, pse avionët ende rrëzohen” sepse fillimisht duhet “të identifikohet shkaku” dhe kjo mund të jetë “e vështirë”, thotë ai./RTS

Austri: Rritje e çmimit të energjisë elektrike në vitin 2025

Familjet në gjithë Austrinë duhet të përgatiten për fatura më të larta të energjisë elektrike në vitin 2025. Tarifat e rrjetit pritet të rriten mesatarisht me 20 për qind, duke shtuar potencialisht rreth 300 € në vit për shumë familje, sipas Dhomës së Punës (AK). Këto tarifa mbulojnë kostot e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit elektrik.

Kjo rritje është pjesë e një tendence më të gjerë, me ekspertët që paralajmërojnë se tarifat e rrjetit mund të dyfishohen deri në vitin 2030. Rritja e kostove rrjedh nga investimet e rëndësishme në rrjet për të mbështetur zgjerimin e energjisë së rinovueshme, ndërsa konsumi i energjisë përmes rrjetit po zvogëlohet, ndërsa më shumë familje adoptojnë vetësisteme të mjaftueshme si panelet diellore.

Një analizë nga Agjencia Austriake e Energjisë sugjeron që një familje tipike në Vjenë që konsumon 3,500 kWh në vit do të shohë që kostot e tyre të energjisë elektrike të rriten me 358 €, pa përfshirë kostot e rrjetit, të cilat mund të shtojnë 100 € ose më shumë në vit. Në Austrinë e Poshtme, rritja do të jetë edhe më e madhe. Familjet atje mund të presin të paguajnë 400 € më shumë vetëm në tarifat standarde, plus 170 € shtesë nga taksat më të larta të energjisë elektrike dhe kthimi i shtesës së energjisë së gjelbër.

Në të kundërt, banorët në Austrinë perëndimore, si Vorarlberg dhe Tirol, pritet të shohin rritje më të vogla. Mbështetja e rajonit nga furnizuesit lokalë dhe strukturat ekzistuese tarifore do të thotë që fatura e një familjeje tipike do të rritet me rreth 50 € pasi të përfundojë frena e çmimit të energjisë elektrike./The Local

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe.

Në vendim thuhet se është anuluar njoftimi nën arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ-së.

“Në rastin konkret Paneli vërtetoi se Lista Serbe ka dorëzuar aplikimin e kompletuar bazuar në nenet 16 dhe 17 të LZP-së dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjket politik, i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore, siç i ka plotësuar në rastin konkret subjekti politik Lista Serbe”, thuhet në vendim.

Tutje, PZAP shton se njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, andaj KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së.

Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje, pasi dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, dy vota ishin pro dhe pati 7 abstenime.

Lista Serbe akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që sipas tyre dha urdhër për moscertifikim të këtij subjekti.

 

Xhaka i kënaqur me formën te Leverkuseni

Gazeta e madhe gjermane, Kicker, në një shkrim për mesfushorin e kampionit në fuqi të Gjermanisë, Granit Xhakën e ka përshkruar si model për të gjithë bashkë lojtarët te Bayer Leverkuseni.

Sipas “Kicker”, Xhaka prejse i është bashkuar Leverkusenit në verën e vitit 2023, ishte lider i qendrës së fushës. Në fillim të edicionit aktual nuk shfaqi nivelin që priste, por ka gjetur formën më të mirë në javët e fundit.

Ndër të tjera kjo ndodhi pasi loja e Leverkusenit nuk kishte formë të qartë. Dhe kjo ndikoi që Xhaka të ketë përgjegjësi më të mëdha për të mbushur boshllëqe të shumta në fushën e lojës.

Sipas mediumt gjerman, Xhaka nuk shfaq më të mirën e tij kur loja në përgjithësi është kaotike. Ai shkëlqen kur luhet me strategji, kur loja nuk del jashtë kontrollit dhe lojtarët u përmbahen pozitave të tyre dhe detyrave të caktuara.

Shumë gjëra po funksionojnë tashmë te Bayer Leverkuseni, që i ka tetë fitore rresht.

“Jam i lumtur që gjërat po shkojnë sërish mirë”, ka thënë Xhaka.

Në fillim të edicionit euforia ishte e madhe te Leverkuseni. Suksesi i edicionit të kaluar e bëri të veten.

“Ndoshta ishte edhe çështje koke. Ishte një vit i mirë për mua, një Kampionat Evropian i mirë me Zvicrën. Nuk është se nuk kam dashur, por ndoshta nuk kam mundur të shkojë në limite, të jap 100 për qind nga vetja”, ka shtuar 32-vjeçari.

Ai është i kënaqur me formën që po e kalon momentalisht.

“Mund të shihet sërish Graniti i edicionit të kaluar. Jam i lumtur që mund të ndihmojë ekipin çdo ditë”, thotë mesfushori që ka synime të mëdha për vitin 2025, por që nuk dëshiron të japë premtime të mëdha.

“Nuk flasim për tituj, nuk e kemi bërë këtë as vitin e kaluar”, thotë lideri i mesfushës së Leverkusenit.

Sipas Xhakës, “Bayeri fitoi titullin e kampionit pasi lojtarët mbetën fuqishëm në tokë, kanë punuar dhe kanë rritur ritmin çdo të tretën ditë”.

Xhaka thotë se në ekip e dinë që ishte një vit shumë i mirë.

“E dimë që jemi paraqitur mirë në Champions, në garën për kupë dhe në kampionat”.

Fillimi i vështirë tashmë duket shumë larg.

Bayer Leverkuseni është në garë për titull në Bundesligë, në garë për Kupë, ku e eliminoi Bayernin dhe lart në tabelë në Champions.

Por shumë punë duhet për të mbajtur nivelin aktual në kohë më të gjatë. Bayeri dëshiron të paraqitet edhe më mirë në vitin 2025, pranon Xhaka. Natyrisht, me kosovarin si lider të mesfushës./Kicker

Banorët e Vjenës do të kenë disa rritje të tarifave komunale

Duke filluar nga 1 janari, tarifat e parkimit do të rriten me 5.9 për qind. Një biletë parkimi për një orë do të rritet me 10 cent, nga 2,50 euro në 2,60 euro. Parkimi për 90 minuta do të kushtojë 3,90 € në vend të 3,75 €.

Tarifat e grumbullimit të plehrave, kanalizimeve dhe ujit do të rriten me afro 6 për qind. Për një familje mesatare beqare (40 m²), kjo do të thotë 1.35 € shtesë në muaj. Një familje me shumë persona (90 m²) do të paguajë 3,11 € më shumë në muaj.

Pavarësisht këtyre rritjeve, tarifat e shërbimeve komunale të Vjenës mbeten relativisht të ulëta në krahasim me shtetet e tjera federale. Për shembull, banorët në Salzburg paguajnë pothuajse dy herë më shumë për grumbullimin e mbeturinave dhe tarifat vjetore të ujërave të zeza në Klagenfurt janë gati 200 euro më të larta./The Local

Deputetët serbë të Bosnjës përpjekje për të bllokuar institucionet dhe integrimin në BE

Ligjvënësit në parlamentin e Republikës Serbe të Bosnjës urdhëruan të mërkurën përfaqësuesit serbë në institucionet qendrore të bllokojnë vendimmarrjen dhe reformimin ligjeve të nevojshme për integrimin e vendit ballkanik në Bashkimin Evropian, në një veprim që nxiti reagimin e diplomacisë perëndimore.

Një seancë urgjente e parlamentit u thirr të martën në mbrëmje për të diskutuar atë që u quajt “degradim i sistemit ligjor” në lidhje me një proces ndaj Presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik, në gjykatën shtetërore të Bosnjës.

Milorad Dodik, udhëheqësi pro rus i serbëve të Bosnjës po gjykohet për kundërshtim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar i cili mbikëqyr paqen në vend, që u vendos me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së viteve 1992 – 1995.

Ligjvënësit thanë se gjyqi është “politik” dhe siç thanë, i bazuar në “vendimet e paligjshme”, të të dërguarit Christian Schmidt dhe të gjykatës e prokurorisë shtetërore, të cilat ata i konsiderojnë si jokushtetuese, sepse ato u krijuan nga i Përfaqësuesi i Lartë dhe jo nga Marrëveshja e Dejtonit. .

Përfundimet e tilla nxitën reagimin e diplomatëve të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë si dhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të cilët thanë në një deklaratë të përbashkët se ato paraqesin kërcënim për rendin kushtetues të Bosnjës.

Si të tilla, thuhet në deklaratë, ato janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe dëmtojnë autoritetin e institucioneve, sundimin e ligjit në nivel shtetëror dhe rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Sipas deklaratës, të gjitha ligjet dhe përfundimet e miratuara nga mekanizma më të ultë, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe asnjë entitet nuk ka autoritetin të sfidojë ligjet ekzistuese dhe institucionet e Bosnjës.

Në deklaratë thuhet se në kohën kur është afër mundësia e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, rikthimi i bllokadave politike do të kishte pasoja negative për të gjithë qytetarët e Bosnjës, shumica e të cilëve mbështesin anëtarësimin në bllok.

Diplomatët i shprehën mbështetje sovranitetit, pavarësisë, tërësisë tokësore dhe karakterit shumetnik të Bosnjës si dhe Përfaqësuesit të lartë, i cili, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, është interpretuesi i fundit i aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes.

Me Marrëveshjen e Dejtonit, Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republika Serbe dhe një Federatë e dominuar nga kroatët dhe boshnjakët, të lidhur nga një qeveri e dobët qendrore. Kjo siguroi paqen, por e la Bosnjën jofunksionale si shtet.

Që nga viti 2017, Milorad Dodiku është nën sanksionet amerikane për shkak të përpjekjeve të tij pë ndarjen e Republikës Serbe me synimin për ta bashkuar atë me Serbinë fqinje.

Pas një periudhë pengesash politike në përpjekjet për anëtarësimin në BE, vitin e kaluar udhëheqësit e bllokut ranë dakord të hapin negociatat, sapo vendi të përmbushë reformat e nevojshme./VOA

Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik

Ulja emergjente e një avioni Swiss International Air Lines (SWISS) në Graz, Austri, të hënën ishte për shkak të një problemi teknik, thanë autoritetet zvicerane. Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

Bordi Federal i Hetimit të Sigurisë së Austrisë dhe zyra e prokurorit publik vendas janë duke udhëhequr hetimet, tha Zyra Federale Zvicerane e Aviacionit Civil (FOCA) për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA të mërkurën. Menjëherë pas incidentit, një ekip teknik SWISS në terren arriti të zbulojë një problem teknik në aeroplan, tha FOCA.

Derisa të dihen më shumë detaje, avioni mbetet i bllokuar. Prodhuesit e avionëve dhe motorëve janë informuar. Nga pikëpamja teknike, nuk parashikohet asnjë veprim i mëtejshëm.

Të hënën në mbrëmje, Airbus A220, me 74 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, po udhëtonte nga Bukureshti për në Cyrih kur tymi u përhap në kabinë dhe kabinën e pasagjerëve. Kapiteni bëri një ulje emergjente në Graz.

Pasi ateroi në tokë, pasagjerët u larguan nga avioni, duke përdorur rrëshqitjet e evakuimit. Dymbëdhjetë pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit kishin nevojë për trajtim mjekësor; një anëtar i ekuipazhit u dërgua në kujdesin intensiv.

Të nesërmen, të martën, dy ekuipazhi ishin ende në spital. Që atëherë të gjithë pasagjerët janë riatdhesuar në Zvicër.

Modelet e Airbus A220 kanë pasur probleme me motorin në disa raste në të kaluarën. Avionët janë të pajisur me motorë të ndërtuar nga prodhuesi amerikan Pratt & Whitney. SWISS gjithashtu është prekur; filiali i Lufthansa ka 30 A220 në flotën e saj, duke përfshirë 21 versione për distanca të gjata dhe nëntë versione të shkurtra./Swissinfo

Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit

Kantoni i Bernës ka përditësuar hartën e tij të rreziqeve, të tilla si rreziqet e ortekëve ose aksidentet kimike, bazuar në qytetet e kantonit. Popullsia mund ta konsultojë atë nëpërmjet një gjeoportali në internet, ku çdo rrezik renditet sipas një kodi ngjyrash.

Pandemitë, mungesat e energjisë elektrike apo tërmetet janë disa nga rreziqet dhe rreziqet që përmend harta sipas qyteteve të kantonit të Bernës. Kjo e fundit mund të duket më e ekspozuar se fshati apo të ashtuquajturat hapësira natyrore. Por “nuk është më e rrezikshme të jetosh në qytet sesa në fshat. Thjesht, nëse ndodh një ngjarje e rëndë, shkalla e pasojave do të jetë më e theksuar se në fshat”, relativizon Romain Sunier, përgjegjës për mbrojtjen e popullsia dhe çështjet ushtarake për Bernën frëngjishtfolëse.

“Për shembull, nëse do të kishte një tërmet në qytetin Bienne, nuk do të kishte të njëjtin ndikim, duke marrë parasysh ndërtesat, si në një qytet me 400 banorë”, ilustron ai.

Llojet e rreziqeve evoluojnë me transformimet gjeo-sociale. Për shembull, rreziku i një aksidenti bërthamor është ulur ndjeshëm në hartën e re, pasi termocentrali Mühleberg (BE) nuk ka qenë në funksion që nga viti 2019.

Megjithatë, në hartë janë shtuar edhe rreziqe të tjera. “Analiza e fundit e rrezikut ishte në vitin 2015. Nga atëherë deri në vitin 2023, ne shtuam zjarre në pyje, dështime të rrjetit kompjuterik dhe madje edhe mungesa të energjisë elektrike”, shpjegon Romain Sunier.

Për të vlerësuar rreziqet e ndryshme në hartë, u morën parasysh kritere të tilla si probabiliteti dhe ashpërsia e pasojave. “Kjo hartë jeton në ritmin e shoqërisë”, përfundon eksperti bernez./RTS

Sveçlës i refuzohet vizita në Luginë

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës (KKSH), duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.

“Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite. Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Tutje thuhet se qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024.

“Për më tepër, edhe vizita e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, e paralajmëruar në fillim të këtij viti, respektivisht, më 27 shkurt 2024, për të marrë pjesë në Pritjen për Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, ishte refuzuar pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare”, ka njoftuar MPJD.

Ky institucion vlerëson se veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë.

 

Deri tani afër 80 mijë të regjistruar nga mërgata për zgjedhjet në Kosovë

Deri tani afër 80 mijë persona janë regjistruar për të votuar nga mërgata. Edhe 36 orë të mbetura. 

Të gjithë ata që ende nuk janë regjistuar, në vijim keni procedurat e listuara.

Hapat për Regjistrim dhe Votim nga Diaspora

📌 Si të regjistroheni ?

Plotësoni formularin në: [www.diaspora.kqz-ks.org](http://www.diaspora.kqz-ks.org)

Bashkëngjitni një dokument identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës.

Nëse dokumenti është i skaduar, bashkëngjitni një dokument të vlefshëm nga shteti ku jetoni.

Ngarkoni një foto tuajën duke mbajtur dokumentin e Kosovës.

Si mund të votoni?

🔹 Votoni fizikisht në Ambasadë/Konsullatë.
🔹 Dërgoni votën me postë në Ambasadën më të afërt ose direkt në KQZ në Kosovë.

A e dini se?

Votimi me postë nuk është i kufizuar!

Kujdes: Edhe nëse jeni regjistruar në e-diaspora, duhet të regjistroheni për votim.

​Vuçiq akuzon Kurtin për moscertifikimin e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Vuçiq tha se Kurti “po përpiqet të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë – Lista Serbe dhe se me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron të shfarosë popullin serb”.

“Kur kësaj i shtohen edhe sulmet e ashpra të grupeve të ndryshme të presionit brenda vendit, të gjithë e kanë të qartë se qëllimi përfundimtar është kolapsi i Serbisë. Ne nuk do t’ia japim Serbinë askujt dhe Serbia nuk do të ndalet! Nuk ka dorëzim”, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e shkurtit për shkak të qëndrimeve kundër shtetit të Kosovës. Disa prej arsyeve janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë prezantimit të listës së kandidatëve.

 

Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë

Gati një orë e gjysmë janë pritjet për t’u futur në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Derisa në Muçibabë pritjet janë 25 deri në 30 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare pritjet varijojnë nga 3 deri në 15 minuta.

 

Shqiptarët, më të “frikësuarit” në rajon nga inteligjenca artificiale: Efekte negative në ekonominë shqiptare

Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në popullatë nga dita në ditë, por shqiptarët janë më të frikësuarit në rajon në raport me efektet afatgjata në ekonomi të përdorimit të saj.

Anketa “Security Meter” që bëri Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në gjashtë vendet evidentoi se 46 për qind e shqiptarëve mendonin se Inteligjenca Artificiale do t’i dëmtojë më së shumti njerëzit (ekonominë) në 20 vjetët e ardhshme, përqindja më e lartë në rajon. Gjithashtu serbët dhe boshnjakët ishin të frikësuar nga ky fakt me përkatësisht 45 dhe 44% e të anketuarve mendonin se përdorimi i inteligjencës artificiale do të ishte të dëmshëm.

Po, në anën tjetër, Shqipëria ka gjithashtu përqindjen më të lartë të njerëzve që mendojnë se IA i ndihmon. Anketa zbuloi se 24% e shqiptarëve mendojnë se inteligjenca i ndihmon.

Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) mund të ketë efekte negative në ekonominë shqiptare. IA mund të automatizojë procese dhe detyra, duke reduktuar nevojën për fuqi punëtore në industri të ndryshme, si shërbimet, prodhimi dhe administrata publike.

Gjithashtu përdorimi i IA mund të favorizojë më shumë ato biznese që kanë më shumë akses në teknologji dhe kapital, duke krijuar pabarazi më të mëdha midis bizneseve të mëdha dhe atyre të vogla, si dhe midis grupeve të ndryshme shoqërore.

Për shkak të mungesës së investimeve në edukimin dhe trajnimet teknologjike, shumë individë dhe kompani në vendin tonë mund të mbeten pas, duke mos qenë në gjendje të përfitojnë nga IA.

Implementimi i IA kërkon investime të mëdha fillestare për infrastrukturë teknologjike, trajnim dhe mirëmbajtje, gjë që mund të jetë e vështirë për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria.

Industria dhe sektorët që mbështeten te aftësitë tradicionale, si artizanati dhe bujqësia, mund të ndihen të kërcënuar nga teknologjitë e reja, duke humbur rëndësinë e tyre kulturore dhe ekonomike. Nëse Shqipëria nuk zhvillon kapacitetet e veta në IA, mund të bëhet e varur nga teknologjitë dhe kompanitë e huaja, duke ulur kontrollin mbi ekonominë kombëtare.

Nga ana tjetër përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) sjell gjithashtu një sërë përfitimesh që mund të ndihmojnë në modernizimin dhe përmirësimin e shumë sektorëve.

IA mund të ndihmojë në automatizimin e proceseve dhe detyrave të përsëritura, duke ulur kohën dhe kostot e prodhimit. Kjo lejon bizneset të jenë më efikase dhe konkurruese në treg.

Në sektorët publikë, si shëndetësia, arsimi dhe administrata, IA mund të ndihmojë në digjitalizimin e proceseve, reduktimin e burokracisë dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët. Me ndihmën e analizave të avancuara të të dhënave, IA mund të ofrojë njohuri të vlefshme për bizneset dhe qeverinë, duke përmirësuar planifikimin dhe vendimmarrjen në fusha të ndryshme.

Gjithashtu adoptimi i IA mund të nxisë zhvillimin e sektorëve të rinj ekonomikë, si teknologjia e informacionit, startup-et digjitale dhe zhvillimi i aplikacioneve, duke krijuar vende të reja pune dhe mundësi investimi.