Opinione

Luftoni varësinë nga bixhozi

Më 10 qershor popullata zvicerane do të votojë për iniciativën kundër Ligjit federal mbi lojërat e fatit që zbaton artikullin kushtetues për kumar, të pranuar nga populli dhe kantonet më 11 mars 2012. Çështja kryesore që shpalos këtë objekt votimi është financiare, kjo edhe për aktorët privatë dhe publikë. Për këtë të fundit, tatimi që […]

Më 10 qershor popullata zvicerane do të votojë për iniciativën kundër Ligjit federal mbi lojërat e fatit që zbaton artikullin kushtetues për kumar, të pranuar nga populli dhe kantonet më 11 mars 2012.

Çështja kryesore që shpalos këtë objekt votimi është financiare, kjo edhe për aktorët privatë dhe publikë. Për këtë të fundit, tatimi që korret falë shtëpive të lojërave të fatit rimbush fondet e AVS-it dhe AI-së.

“Mjafton të shkoni në një bar për të realizuar në çfarë ankthi mund të gjenden disa njerëz, shpesh me prejardhje emigrante, të cilët janë “të varur” nga lojërat e fatit, për të mos përmendur ata që janë të izoluar në shtëpitë e tyre, me sytë e tyre në lojëra online”.

Në mënyrë të ngjashme, përfitimet e të ardhurave të marra nga lojërat e fatit janë të shpërndara në fondacione apo organizata bamirëse dhe kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e fushës kulturore, sportive dhe sociale të vendit.

Pavarësisht argumenteve të Komisionit të referendumit që kundërshton këtë ligj apo atë të aktorëve, të cilët dëshirojnë më shumë rregullore në këtë treg të lojërave nëpërmjet këtij ligji të ri, është e rëndësishme, në klimën para votimit, që të rikujtojmë një aspekt të athët të bixhozit, atë të varësisë që këto lojëra krijojnë.

Në fakt, shumë individë me të ardhura të ulëta janë goditur shumë nga varësia e lojërave të fatit.

Disa emigrantë, veçanërisht ata të gjeneratës së parë, janë shumë të prekur nga këto lojëra, sepse ata vënë bastin çdo ditë në kazinotë apo në makinat e lojërave, përtej mjeteve të tyre financiare. Për të shpëtuar, madje edhe iluzionin e mbulimit të humbjeve të akumuluara, ata nxitojnë në borxhe, gënjeshtra, duke arritur një fazë të dëshpërimit të theksuar.

Pasojat janë shumë negative në nivel familjar, profesional dhe social. Gratë emigrante dhe fëmijët e tyre shpesh janë viktima të drejtpërdrejta të varësive të burrave të tyre dhe duhet të luftojnë për të kompensuar gabimet materiale dhe për të shlyer borxhet e krijuara.

Arritja në shoqëri

Në fakt, këta persona të varur në lojëra të fatit të menjëhershme janë shpesh të nivelit modest dhe më të ulët të arsimit, dhe mendojnë se nëpërmjet lojës do të arrijnë të kenë një status shoqëror dhe të jenë të suksesshëm në sytë e komunitetit të tyre të origjinës, por ata gjithashtu mendojnë se do të arrijnë në një nivel të mirëqenien socio-ekonomike, ashtu siç janë qytetarë zviceranë.

Bixhozi është një hobi dhe një e metë e vjetër universale. Megjithatë, problemi është se lojërat janë bërë të bollshme dhe të arritshme për të gjithë, në çdo kohë dhe kështu ato gjenerojnë një varësi patologjike. (24heures)