Lajme
Çokollata “Toblerone” nuk do të jetë më “komplet” zvicerane
Çokollata e njohur tradicionale zvicerane Toblerone po zhvendos një pjesë të prodhimit nga Berna në Sllovaki
Të gjithë i njohim çokollatat karakteristike “Toblerone” të Zvicrës. Ato janë trekëndore, mund të gjenden në mbarë botën dhe përfaqësojnë markën zvicerane. Çokollata zvicerane e qumështit Toblerone është prodhuar në Bernë për më shumë se njëqind vjet – fabrika e vetme Toblerone në botë është në qytetin e Bernës, transmeton albinfo.ch.
Por kjo nuk do të vazhdojë edhe për shumë kohë: Siç tregon hulumtimi i revistës rajonale “Bern”, një pjesë e çokollatës do të prodhohet në Sllovaki, duke filluar nga viti 2023. Kjo do të bëhet në fabrikën e kompanisë mëmë Mondelez në Bratislavë, ku prodhohen edhe marka të tjera të njohura si Milka dhe Suchard.
Menaxhmenti i kompanisë ka informuar punëtorët e uzinës Bern-Brünnen për këtë hap në fillim të javës, kanë konfirmuar disa burime të pavarura për SRF. Po kështu, edhe menaxhmenti i kompanisë Mondelez e konfirmon këtë. “Ne do të prezantojmë prodhim të kufizuar të çokollatës Toblerone në Sllovaki nga fundi i vitit 2023.”
Me këtë prodhim të paralajmëruar jashtë vendit, megjithatë, Toblerone do të humbiste emërtimin “çokollatë zvicerane qumështi”. Kjo, për faktin se marka “Schweiz”, “Switzerland” është e mbrojtur. Ekziston një marrëveshje e industrisë për të përdorur etiketën “Swissness”, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, të gjitha etapat e prodhimit duhet të kryhen 100 për qind në Zvicër.
Sidomos viteve të fundit, Toblerone i është referuar vazhdimisht origjinës së saj si çokollatë me cilësi zvicerane. Për ditëlindjen e 100-të të saj, në vitin 2008, u tha se ishte një “copë e vërtetë e çokollatës tradicionale zvicerane”. Prandaj, disa punonjës kanë frikë se kontraktimi i pjesshëm në Sllovaki është hapi i parë drejt humbjes, se kompania globale Mondelez do të kontraktojë edhe më shumë, pasi çmimet e lëndëve të para për prodhimin e çokollatës dhe pagat jashtë vendit janë më të lira se në Zvicër.
Vendndodhja në Bernë megjithatë do të mbetet
Megjithatë, grupi dëshiron t’i qëndrojë besnik vendndodhjes në perëndim të qytetit të Bernës. “Berna është një pjesë e rëndësishme e historisë sonë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë në të ardhmen”, thonë në zyrën e medias, përcjell albinfo.ch. Investime të rëndësishme janë bërë në fabrikën e Bernës gjatë pesë viteve të fundit dhe janë planifikuar investime të mëtejshme për rritjen e kapaciteteve në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.
Sipas informacioneve të marra nga punonjësit, Monedelez synon të investojë një shumë dyshifrore milionëshe në uzinën Bern-Brünnen. Paratë do të përdoren për të promovuar prodhimin e ëmbëlsirës nougat në Bernë. Sipas një videoje promovuese të Toblerone, prodhimi i nugatit me mjaltë, sheqer pluhur, të bardhë veze dhe bajame është shumë kërkues.
“Këto investime nënvizojnë orientimin e uzinës drejt së ardhmes. Zgjerimi i kapacitetit të masës së çokollatës dhe nugatit mbështet strategjinë e rritjes globale të Toblerone.
Nga «Tobler» dhe «Torrone» në Toblerone
Çokollata Toblerone është shpikur në vitin 1908 nga mjeshtrët e çokollatës Theodor Tobler dhe Emil Baumann. Emri përbëhet nga fjalët “Tobler” dhe “Torrone”. Torrone është emri italian i ëmbëlsirës së njohur “nougat” i bërë me mjaltë dhe bajame. Forma trekëndore e Toblerone është e mbrojtur ligjërisht që nga viti 1909. Maja e malit Matterhorn është shfaqur në paketimin e Toblerone që nga vitet 1970 – por arsyeja për formën është më shumë një legjendë.
Më e besueshme është se modeli për formën trekëndëshe të Toblerones rrjedh nga kërcimtaret që kishin formuar një piramidë gjatë një shfaqjeje, transmeton albinfo.ch. Rastësisht, ka edhe një ari (ariu, simbol i Bernës) të fshehur në stemë- një referencë për objektin e prodhimit në Bernë, i cili do të mbetet pavarësisht zhvendosjes së pjesshme në Sllovaki.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje