Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Ilir Xheladini sjell në Sallonin e Librit në Gjenevë romanin “Udhëkryqi i Fateve” Në Gjenevë, Ilir Xheladini do të prezantojë romanin e tij “Udhëkryqi i Fateve”, i cili ka...
-
Nget veturën 220 km/h dhe e filmon: Kosovari “shpëton për pak” nga dëbimi
-
231 674 mërgimtarë kanë të drejt vote në Zgjedhjet e Shqipërisë
-
Dy shqiptarë në Britani u dënuan me 10 vjet burg për këtë arsye
-
Atletja shqiptare humb jetën në Irlandë, përplaset nga makina teksa vraponte
Jeta në Zvicër
-
A kanë të huajt në Zvicër të njëjtat të drejta ligjore si zviceranët? Të huajt që jetojnë në Zvicër mund të pyesin se cilat janë të drejtat e tyre...
-
Zvicra do të krijojë një bazë të dhënash të pasagjerëve të fluturimit
-
Zvicër: Inflacioni ra në nivelin më të ulët të katër viteve në shkurt
-
Ilir Xheladini sjell në Sallonin e Librit në Gjenevë romanin “Udhëkryqi i Fateve”
-
Zoë Më do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision 2025 në Bazel