Shqipëria
CNN shpall Piramidën e Tiranës ndër projektet më të mira arkitekturore të vitit
Prestigjiozja CNN ka shkruar një artikull për Piramidën e Tiranës, të cilën e rendit mes projekteve më të mira të vitit. Artikulli nis se në qendër të qytetit të Tiranës, Shqipëri, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i një diktature shtypëse, këmbët e tyre që shkelin si triumf mbi të kaluarën, përcjell albinfo.ch.
CNN shkruan se Piramida e Tiranës është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest, e cilësuar si ndër më më spektakolarja e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder ” ose “WOW”.
‘E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s, ndër të tjera) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta.’-shkruan CNN.
“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen,”- Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD.
Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme.
Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme