Bota
CNN: Qyteza italiane, me pamje mahnitëse, që jep banesa falas
CNN ka bërë të ditur se një qytezë në Itali jep banesa falas për të afruar popullsi të re, por me disa kushte.
Kjo qytezë quhet Kamarata, në ishullin e Siçilisë, vend me shumë ndërtesa boshe. Kryebashkiaku Vincenzo Giambrone ka bindur pronarët e banesave që të dorëzojnë çelsat, në mënyrë që ky vend të ripopullohet.
Kushti është që banesat të rinovohen, ndërsa për çiftet që kanë një fëmijë, do të ketë para bonus.
Banorët e rinj duhet të paguajnë 5 mijë euro, si depozitë dhe ta rinovojnë shtëpinë brenda tri vjetëve. Pasi të jetë kryer rinovimi, 5 mijë euro do të kthehen, ndërsa për çiftet që kanë fëmijë, do të kenë 1 mijë euro bonus.
Kryebashkiaku tha për CNN Travel: “Nuk e shikoj dot bosh këtë vend të mrekullueshëm dhe historik, më lëndon shumë”, përfundoi ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën