Shqipëria
CNN: Pse duhet vizituar Shqipërinë gjatë vjeshtës
Me titullin “Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar pothuajse kudo”, CNN rendit edhe Shqipërinë si një vend që ia vlen të vizitohet
Edhe Shqipëria është një vend ideal për t’u vizituar në vjeshtë, shkruan Marnie Hunter për gjigantin amerikan të informacionit, CNN.
Me titullin “Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar pothuajse kudo”, CNN rendit edhe Shqipërinë si një vend që ia vlen të vizitohet.
Një vështrim paraprak tregon se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë, duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore këtë vit, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Por, çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me vlerën e tij të madhe.
Dhe ky destinacion është Shqipëria. Dashamirët e plazheve janë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të detit Adriatik, por edhe Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër Vjosa kanë pasur shumë vizitorë, edhe pse më pak se Riviera Shqiptare”, shkruan CNN.
“Në shtator dhe tetor, bileta e avionit ka çmim kaq të ulët nga vera, saqë ju mund të bëni një nga ato pushimet e mëdha, më të gjata dhe të shtrenjta për rreth 30% më pak në të gjithë botën, pavarësisht se ku jeni drejtuar”, thekson CNN.
Përveç Shqipërisë, disa nga destinacionet që CNN sugjeron për vjeshtën janë parqet kombëtare të SHBA, Nju Meksiko, Japonia apo Disney World.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër