Shqipëria
CNN në Shqipëri
Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit
CNN tashmë edhe në Shqipëri. Kanali televiziv CNN futet në tregun shqiptar mediatik me kanalin A2, përmes investitorit shqiptar ‘Gener2’, një ndër kompanitë më të mëdha shqiptare të ndërtimit dhe të infrastrukturës.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë “Gener2” në një njoftim zyrtar, ku flitet për hapjen e stacionit të parë informativ A2, me një partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit, përcjell albinfo.ch.
Stacioni i ri do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.
Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.
“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm.
Në zhvillimin e kësaj sipërmarrje të re, emocionuese ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të medias me shumë përvojë, me kompani ndërkombëtare liderë të teknologjisë, kreativitetit e komunikimit dhe besojmë se produkti final do të jetë përtej asaj që është aktualisht në Shqipëri, si dhe në tregun mediatik rajonal”, tha Bashkim Ulaj, CEO i Gener2.
Si një degë ekskluzive e CNN, stacioni i ri televiziv do të plotësojë programin e vet origjinal me përfshirjen e programeve të zgjedhura të CNN dhe lajmeve të përkthyera në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova Edhe pse të dhënat nga Gjermania nuk përputhën me ata nga Kosova...
-
Është hapur ekspozita e parë etnografike shqiptare në Zvicër
-
“Realitetet e luftës”: Alain Chin na e sjell në kujtesë luftën e Kosovës
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin