Lajme
CNN futet brenda laboratorit sekret rus ku po prodhohet vaksina anti-covid
Rusia mundësoi zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit për t’iu dhënë njerëzve shpresë dhe jo për shkak të presionit politik, tha virologu i lartë i vendit në një intervistë për CNN.
U deshën muaj që CNN të siguronte qasjen në një laborator sekret në Moskë, ku shkencëtarët ndihmuan në krijimin e vaksinës së koronavirusit.
Çdo punë tjetër në Institutin Gamaleya u pezullua dhe shkencëtarët kishin për detyrë të krijonin një vaksinë efektive anti-Covid, tha drejtori i institutit, Alexander Gintsburg. Rezultatet premtuese bënë që vaksina të aprovohej edhe para testimit të përhapur njerëzor, këmbënguli Gintsburg.
“Njerëzve iu dha një zgjidhje ose të mbrojnë veten ose të luajnë ruletë me një patogjen, do të infektoheni apo jo, do të vdisni apo jo?” tha ai.
Kritikët në të gjithë globin thonë se shpejtësia marramendëse e zhvillimit të vaksinës ruse tregon presionin politik nga Kremlini, i cili dëshiron të portretizojë Rusinë si një forcë shkencore globale. Ishte vetë presidenti, Vladimir Putin, ai që njoftoi miratimin e vaksinës me shumë bujë në televizionin shtetëror rus. Por Gintsburg thase Kremlini nuk i dha udhëzime institutit.
“Ne nuk kemi komunikim të drejtpërdrejtë me Kremlinin, ai nuk na jep asnjë urdhër,” tha Gintsburg.
“E vetmja lidhje me Kremlinin është portreti i Vladimir Vladimirovich Putin në kabinetin tim,” qeshi Gintsburg, duke iu referuar një fotoje të një Vladimir Putini që qëndron në zyrën e tij, si një dhuratë për ditëlindje që ai mori 14 vjet më parë nga miqtë e tij.
“Detyra jonë është të izolojmë këtë patogjen dhe ta mposhtim atë. Kjo është pikërisht ajo që po bëjmë tani. Dhe, siç e dimë shumë mirë të gjithë, ai mund të mposhtet vetëm me ndihmën e vaksinimit.”
Instituti Gamaleya me qendër në Moskë është një nga laboratorët më të vjetër dhe më të arrirë të vaksinave të Rusisë. Por në nxitimin për të krijuar Sputnik V, ajo ka anashkaluar praktikat normale shkencore. Duke anashkaluar testet njerëzore në shkallë të gjerë përpara miratimit, ushtarët rusë u përdorën si “vullnetarë” në provat e para. Madje dhe drejtori i Institutit, injektoi veten dhe stafin e tij me vaksinën eksperimentale, mësoi CNN, në muajin prill.
“Ne kemi vaksinuar veten dhe stafin tonë. Kryesisht, stafi që merr pjesë në zhvillimin e këtij produkti vaksine. Unë nuk kam shumë staf, prandaj vlerësoj shumë çdo punonjës”, tha Gintsburg.
“Një sëmundje e çdo anëtari të stafit do të ishte një goditje e rëndë jo vetëm për mua personalisht, por edhe për rrjedhën tonë të punës. Unë nuk mund të lejoja që kjo të ndodhte, të humbja ndonjë nga punonjësit tanë si rezultat i infektimit nga Covid-19.”
Rusia ka pasur numrin e katërt më të madh të rasteve të koronavirusit në të gjithë botën, pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Rezultatet nga testet e para njerëzore të Sputnik V u botuan në Lancet muajin e kaluar. Vetëm 76 njerëz u përfshinë në testim dhe ekspertët thonë se ky numër është shumë i vogël për të përcaktuar nëse vaksina ruse ishte e sigurt dhe efektive. Por, Lancet raportoi se të dhënat klinike ishin kryesisht pozitive me vetëm efekte të lehta anësore të raportuara. Po ashtu, vaksina shkaktoi një përgjigje imune te pjesëmarrësit në provë.
Aprovimi i shpejtë i vaksinës nga Rusia para se të kishin nisur provat njerëzore të fazës 3 dhe në një kohë kur e gjithë bota po kërkon një vaksinë, krijoi kritika jashtë Rusisë. Por Gintsburg, i cili e përshkruan pandeminë si një “luftë” dhe një “emergjencë”, tha se ai nuk ka shqetësime.
U deshën muaj që CNN të siguronte qasjen në një laborator sekret në Moskë, ku shkencëtarët ndihmuan në krijimin e vaksinës së koronavirusit.
Ju vlerësoni efikasitetin e Sputnik-V në këtë laborator?
Vladimir Gushchin, kreu i Laboratorit, Instituti Gamaleya: Po, po, sigurisht.
CNN hedh një vështrim të shkurtër, por ekskluziv brenda institutit Gamaleya, në përpjekjen për të kuptuar se si ky laborator qeveritar ishte në gjendje të prodhonte atë që e quan një vaksinë të suksesshme kundër Covid-19, përpara kompanive më të mëdha farmaceutike në botë.
Shkencëtarët këtu këmbëngulin se është ekspertiza e tyre, plus teknologjia e testuar dhe e përdorur në sëmundjet e tjera që i dha përparësi.
Çfarë tjetër është; ekipi teknologjia, po tjetër?
Vladimir Gushchin: Cili është sekreti? Mendoj se sekreti është kur ekipi yt përfshihet realisht në provë; përqendrimi në proces. Në shumë kompani të tjera shkencëtarët përfshihen në projekte të ndryshme. Por, këtu njerëzit janë përqendruar në një detyrë të vetme, e kanë shpenzuar edhe netët këtu.
“Ky është një prej laboratorëve më të vjetër e më të kualifikuar për krijimin e vaksinave. Por në nxitimin për të prodhuar Sputnik-V, kritikët thonë se instituti Gamaleya ka braktisur praktikat normale shkencore. Përvec kapërcimit të testimeve të gjera, ushtarë rusë u përdorën si vullnetarë në fazat e hershme, e madje drejtori dhe stafi e eksperimentuan te vetja vaksinën.
Tani në një intervistë të rrallë drejtori i insitutit mbron metodat e tij. Bota është në luftë me covid-19, tha ai, dhe ne duhet të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për t’u mbrojtur.
Por a jeni rehat me faktin se vaksina u regjistrua para përfundimit të fazës së tretë, pra para se të konfirmohej siguria dhe efikasiteti i saj?
Alexander Gintsburg, Gamaleya Institute, mbase duhet të pyesni të afërmit e atyre që humbën jetën nga Covid, nëse do të preferonin që të prisnim deri në përfundimin e fazës së tretë. Apo nëse donin t’i vaksinonin të dashurit e tyre me një vaksinë që dha rezultate të shkelqyera… Ai mund të ketë të drejtë, nëse vaksina e krijuar këtu me shpejtësinë e dritës do të provohet efikase. Por nëse jo, reputacione dhe jetë njerëzore do të shkatërroheshin.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët