Shkurt.ch

Çmimi i vinjetës mbetet i diskutueshëm

Qeveria kishte propozuar çmimin e vinjetës 100 franga. Por, parlamentarët e kanë marrë vendim që ai të bëhet 70 franga

Çmimi i vinjetës së autostradës mbetet i diskutueshëm në Zvicër. Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka votuar për një rritje të çmimit të vinjetës prej 40 në 100 franga.

Ndërsa Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka mbrojtur qëndrimin tjetër për një rritje të çmimit të vinjetës deri në 70 franga.

Se duhen mjete për zgjerimin e rrugëve është  bindur edhe Dhoma e Kantoneve të Zvicrës. Përfundimisht edhe Qeveria dëshiron për të rritur çmimin e vinjetës nga 40 deri 100 franga.

Përveç kësaj, në të ardhmen vinjeta do të kushtojë 40 franga për dy muaj.

Dhoma e vogël e parlamentit ka marrë sugjerimet e Qeverisë. Vendimi i Dhomës së Kantoneve i është kaluar sërish Dhomës Nacionale të Parlamentit.

Çmimi i Vinjetës së autostradës në Zvicër nuk ka ndryshuar për më shumë se 20 vjet, ka thënë ministrja e Transportit, Doris Leuthard.