Lajme
Çmimi i vajit në botë, në pikën më të lartë
Kriza e Ukrainës ka bërë që çmimet globale të vajit të lulediellit të rriten në nivel rekord
Komuniteti mysliman është ai që po e përjeton më së shumti rritjen e çmimit të vajit shkruan Skynews.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 2 prill, vaji është përbërës kryesor për vaktet e njohura si “iftare”, që zakonisht përmbajnë pjata me oriz, mish dhe pasta të shijshme të skuqura në vaj.
Shumë nga këto pjata kërkojnë sasi të bollshme vaji për t’u gatuar, përcjell Albinfo.ch.
Në Liban, një shishe vaj luledielli prej një litri është rreth 10 herë më e shtrenjtë se sa ishte tre vjet më parë dhe importet e pakta nënkuptojnë se supermarketet po i racionin blerjet në një shishe për klient.
Ukraina dhe Rusia përbëjnë më shumë se 80% të eksporteve globale të vajit të farave të lulediellit dhe çmimet për ushqimin kryesor u rritën me 64% në një javë të vetme në fund të marsit.
Muajin e kaluar, kur Rusia filloi pushtimin e saj, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) tha se indeksi i vajit vegjetal u rrit me 8.5% në një rekord të lartë.
Në Liban, ku një krizë e thellë ekonomike ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten 11 herë që nga viti 2019, sipas Programit Botëror të Ushqimit, ndikimi i kostove të grurit, vajit të gatimit dhe karburantit po ndihet veçanërisht rëndë me rritjen e çmimeve pas luftës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik Qysh në gusht 2023, BAV kishte hapur një hetim paraprak për mashtrimin me subvencioneve kundër tre...
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?