Integrimi
Çmimi i Swissalbs për ndërmarrësin më të mirë 2020
Në mars të vitit 2020 shoqata swissalbs ndan për herë të parë një çmim për ndërmarrësit zviceranë-shqiptarë. Se çfarë kriteresh duhen plotësuar dhe çfarë synimesh ndjek shoqata, e sqaron në një intervistë për albinfo.ch, bashkëthemeluesja, Arbela Statovci.
Albinfo.ch: Kur është themeluar swissalbs dhe cili është qëllimi i themelimit tësaj?
Arbela Statovci: Ne e kemi themeluar shoqatën në gusht të vitit 2019. Për këtë qëllim u bë bashkë bordi në përbërjen: Arbela Statovci, Përparim Avdili, Burim Hasani dhe Bardhyl Coli i cili diskutoi statutet dhe themeloi shoqatën.
Ne duam të krijojmë një klimë ndërmarrëse në mesin e të gjithë “swissalbs” (shqiptarëve të Zvicrës) dhe të ngjallim tek njerëzit një frymë prej pionieri. Sepse vetëm kështu mund të krijohet një kulturë e gatishmërisë për marrje të rrezikut mbi vete dhe e ndëmarrësisë.
Komuniteti shqiptar i ndërmarrësve jep një kontribut të ndjeshëm për ekonominë zvicerane. Qoftë si tregtarë, si themelues të startup-eve, menaxherë, trajnues ose politikanë. Sot zvicerano-shqiptarët mbajnë pozicione të rëndësishme në ekonomi. Nuk ka kufij të padukshëm në mes të dy kombeve tona. Ne na lidh fryma e ndërmarrësisë. Ne jemi njerëz të veprimit, aksionit.
Albinfo.ch:Njerëz të veprimit, siç potencohet në sloganin e FDP-së, pasi që dy nga kokat e swissalbs vijnë nga FDP. A do të thotë kjo pra se swissalbs është pjesë e FDP-së ose që së paku, është e afërt me këtë parti?
Shoqata jonë është një organizatë jofitimprurëse, pa ambicie politike. A është Swissalbs një shoqatë e ndërmarrësvezviceranë-shqiptarë dhe a i qëndron shumë afër vizionit të FDP? Po, është e vërtetë. Por ajo nuk është pjesë integrale e FDP-së.
Themeluesit krijojnë të ardhmen. Kushdo që vë në jetë me guxim dhe vetëbesim idetë e vizionet dhe themelon një ndërmarrje, jo vetëm që realizon synimet e tij por krijon edhe vende pune. Startups, me inovacionet e tyre sjellin dinamikë në ekonomi dhe janë të pashmangshëm për kompetivitetin e Zvicrës. FDP është një parti biznesi dhe përfaqësuesit e saj janë të përkushtuar për të ofruar një kornizë të mirë për një ekonomi të lulëzuar dhe të fortë. Prandaj nuk është befasi që shoqata që angazhohet për ndërmarrësit, numëron edhe anëtarë të FDP-së brenda saj.
Albinfo.ch:Komuniteti shqiptar në Zvicër ka tashmë disa organizata që bëjnë rrjetëzimin e ndërmarrësve shqiptarë mes vete ose që angazhohen për marrëdhënie biznesi në mes të Zvicrës dhe Kosovës e Shqipërisë. Çfarë ju dallon ju prej tyre?
Ne të gjithë jetojmë brenda rrjetit tonë, ai është “valuta” më e fortë e shoqërisë së sotme. Por kjo shkon edhe më tej. Është fjala për veprimin konkret dhe të planifikuar. Ne duam që përmes rrjetit tonë t`i shpërblejmë “swissalbs”-ët e guximshëm, për faktin se po krijojnë vende të reja pune dhe po japin një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Ne nuk takohemi rregullisht sikur organizatat tjera. Ne jemi komplementarë në raport me të tjerët dhe synojmë një rrjetëzim sa më të madh të mundshëm.
Albinfo.ch:A ka ndonjë bashkëpunim në mes të swisalbs dhe organizatave tjera të ndërmarrësve shqiptarë?
Shumë nga ne jemi tashmë pjesë të aktiviteteve të rrjeteve të ndryshme, qoftë brenda komunitetit shqiptar, qoftë në organizatat vendore të tregtisë dhe biznesit. Një bashkëpunim klasik deri tash nuk ka pasur. Por nuk duhet harruar se ne jemi një komunitet dhe kështu, sikur ndërmarrësit ashtu dhe degët tjera profesionale në organizata të ndryshme, u përkasin swissalbs. Por tek ne shpërblehet konkretisht me një çmim një aktivitet sipërmarrës. Ne me këtë akt plotësojmë aktivitetet dhe veprimet tashmë të suksesshme të shumë organizatave dhe personaliteteve.
Albinfo.ch:Ju keni shpallur një konkurs për të shpërblyer ndërmarrjen më të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër. Cilat janë kriteret për ta fituar këtë çmim dhe sa i lartë është çmimi?
Çmimi swissalbs për ndërmarrës u drejtohet të gjithë ndërmarrësve nga komuniteti zviceran-shqiptar. Në këtë kontekst nuk është relevante as madhësia në kuptim të numrit të punëtorëve ose të qarkullimit dhe as viti i themelimit ose kohëzgjatja e biznesit. Ajo që vlerësohet këtu është fryma sipërmarrëse e atij/asaj që ka marrë përgjegjësinë dhe me këtë ka dhënë kontributin e vet për shoqërinë.
Informata për konkursin
Fundi i shkurtit 2020: Data e skadimit të aplikimeve
Fillimi i marsit 2020: Vendimi i jurisë për 3 top finalistët, komunikimi i Top 3-shit.
Vendimi i jurisë për fituesen ose fituesin, komunikimi i vendimit, më 28 mars 2020.
Çmimi: CHF 5.000. – i sponsorizuar nga tellco si dhe një çmim në formë të kupës.
Procesi i aplikimit përmes www.swissalbs.ch/bewerben-1
Të dhënat: Mbiemri, emri dhe firma, dega, telefoni, emaili, adresa
Videoja për aplikim
- Maksimalisht 2 minuta e gjatë
- Prezantim i shkurtër personal
- Çfarë shërbimi sipërmarrës ofrohet?
- Përse jeni bërë ndërmarrëse ose ndërmarrës?
- Cilat sfida janë përballuar?
- Motivacioni për ta fituar çmimin e sipërmarrësit
Videoja nuk është e domosdoshme por e dëshirueshme. Në rast se aplikimi bëhet pa video, duhet që këto kritere të plotësohen përmes shkrimit.
Themeluesit:
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa