Shqipëria
Çmimi i naftës në Shqipëri, sa në Zvicër
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish, teksa drejtuesit e automjeteve e kanë paguar sot 194 lekë për litër.
Kaq e pagoi karburantin në fillim të shkurtit edhe një zviceran, i cili paguhet mesatarisht 16 herë më shumë se një shqiptar.
Për qytetarët, ky çmim është i papërballueshëm.
“Shumë shtrenjtë, nuk përballohet, s’kemi ku shkojmë pa mjet, edhe rroga s’del për karburant, jo më për fëmijët që presin bukë. 200 lekë litri i naftës është shumë”, thotë një qytetar për Euronews Albania, transmeton Albinfo.ch.
Në Shqipëri qarkullojnë mbi 700.000 automjete, nga të cilat 74% punojnë me naftë.
Qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmimet e tregut
Rritjen e çmimit të naftës prej disa muajsh, ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, e argumentoi me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimi theksoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmime, por po monitoron situatën për të parashikuar ndërhyrje që mund të bëhen, pa specifikuar cilat mund të jenë ato.
Ministrja e Financave tha se çmimi i naftës pritet të ulet në gjysmën e dytë të këtij viti.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik