Lajme
Çmimi i naftës arrin nivel rekord
Çmimet e naftës arritën sot nivelet më të larta shumëvjeçare, të nxitura nga rimëkëmbja e kërkesës dhe çmimet e larta të gazit natyror dhe qymyrit duke inkurajuar përdoruesit të kalojnë te gjeneratorët e naftës për prodhimin e energjisë.
“Lehtësimi i kufizimeve në të gjithë botën ka të ngjarë të ndihmojë në rimëkëmbjen e konsumit të karburantit”, thanë analistët në bankën ANZ në një shënim.
“Kalimi nga gazi në naftë për prodhimin e energjisë mund të rrisë kërkesën deri në 450 000 fuçi në ditë, në tremujorin e katërt”, shtuan ata, raporton Reuters.
Temperaturat e ftohta në hemisferën veriore gjithashtu pritet të përkeqësojnë një deficit të furnizimit me naftë.
“Deficiti i tregut të naftës duket se do të përkeqësohet, sepse kriza e energjisë do të intensifikohet, me motin në veri tashmë duke u ftohur”,tha Edëard Moya, analist i lartë në OANDA.
Ndërsa qymyri, energjia elektrike dhe mungesa e gazit natyror çojnë në kërkesë shtesë për naftë të papërpunuar, duket se ajo nuk do të shoqërohet me fuçi shtesë nga OPEC+ ose SHBA-ja.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se Japonia do të nxisë prodhuesit e naftës të rrisin prodhimin dhe të ndërmarrin hapa për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove të energjisë në industri.
Të dhënat kineze treguan se rritja ekonomike e tremujorit të tretë ra në nivelin më të ulët në një vit, e dëmtuar nga mungesa e energjisë, ngushticat e furnizimit dhe shpërthimet sporadike të COVID-19.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara