Kosova
Çmimi i naftës 20 cent më shtrenjtë në Kosovë sesa në Maqedoni e Mal të Zi
Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro për 1 litër!
Çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro për 1 litër.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se me këtë çmim të naftës nuk mund të ketë konkurrencë me bizneset e vendeve të rajonit.
Kurtishaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nafta në Kosovë është për mbi 20 centë më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni.
“Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro për 1 litër!”
“22 cent është ndryshim i madh i çmimit për 1 litër naftë, ky ndryshim i madh i çmimit bizneset kosovare i bënë jo të barabartë në tregun rajonal”.
Kurtishaj ka kërkuar që të ketë reagime nga sektori i bizneset që është edhe më i prekuri me këtë rast, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
“A ka përfaqësues të bizneseve që duhet me reagu apo duhet me u pajtu me të gjitha të këqijat e mundshme”, ka shkruar tutje Kurtishaj.
Ndryshe, të shtunën Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe ministres së Industrisë të Kosovës, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për të iu kërkuar largimin e çmimit tavan të derivateve. Në letrën e tyre thuhet se ky vendim është skandaloz pasi sipas tyre, çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës.
Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit kosovar Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.
Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel