Lajme
Çmimi i gazit arrin nivele rekord në Evropë
Sipas agjencive ruse, çmimi i gazit në Evropë ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Çmimet e gazit në Evropë, tashmë të larta përballë reduktimit të furnizimeve ruse këtë verë, arritën rekorde të reja pas vendimit të Gazprom për të dërguar shumë më pak gaz shtesë përmes Ukrainës.
Sipas kontratës aktuale, Gazprom duhet të sigurojë një tranzit prej 40 miliardë metrash kub gaz në vit përmes Ukrainës
Nëse është e nevojshme, Gazprom blen kapacitete shtesë, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Sipas agjencive ruse, çmimi i gazit në Evropë ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar shenjën prej 585 dollarë për 1 000 metra kub, pas vendimit të Rusisë për të blerë vetëm 4 për qind të kapacitetit shtesë të tranzitit të gazit të ofruar nga Ukraina për muajin shtator.
Kjo pasi çmimet e gazit natyror në Evropë tashmë po arrinin nivele rekord përballë rritjes së kërkesës dhe niveleve më të ulëta se zakonisht të magazinimit, duke shkaktuar shqetësime për dimrin e ardhshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer