Shkurt.ch

Çmimi i Evropës – për Solanën dhe Colombon

Të dy laureatët, ka thënë Calmy-Rey, me punën e tyre e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të drejtë

Fondacioni “Jean Monnet për Evropën” ka përzgjedhur këtë vit Havier Solanën dhe Emilio Colombon për “Çmimin e Evropës” që e ndan për çdo vit.

Çmimin e lartë, dy laureatëve të sivjetmë ua ka dorëzuar presidentja e Zvicrës, Michelnine Calmy-Rey. I pranishëm në solemnitet ka qenë edhe kryetari i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso.

Rey me këtë rast ka falënderuar ish sekretarin gjeneral të NATO-s, më vonë përfaqësues special i BE-së për punë të Jashtme, Havier Solana-n për angazhimin e tij për paqen në botë.

Emilio Colombo ka qenë kryetar i Parlamentit Evropian.

Të dy të vlerësuarit, sipas Calmy-Rey, me punën e tyre e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të drejtë.

Të kujtojmë se Havier Solana ka qenë luftëtar kundër diktaturës së Frankos në vendin e tij ndërsa në vitin 1999 ai ka qenë në krye të NATO-s, kur, për të ndalur dhunën e Milosheviqit mbi shqiptarët e Kosovës kishte dhënë urdhërin për sulmet ajrore kundër caqeve serbe

Ndërsa Barroso në fjalimin e tij është shprehur se Evropa duhet të zhvillohet edhe më tepër në drejtim të një unioni.