Lajme
Çmimi i arit shënon rekord historik
Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë vlerën prej 2770 dollarësh të martën, duke shënuar një moment historik për këtë metal të çmuar.
Ari, i njohur si një strehë e sigurt për investitorët, vazhdon të ndjekë një trend rritës pavarësisht rreziqeve gjeopolitike në rritje.
Duke nisur vitin me një çmim prej 2065 dollarësh, ari ka regjistruar një rritje prej rreth 34% që nga fillimi i vitit, performancë kjo më e mira në 45 vitet e fundit, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Ecuria e tij pozitive është nxitur nga intensifikimi i rreziqeve gjeopolitike, veçanërisht në Lindjen e Mesme, si dhe nga një kthim gradual nga politikat e shtrënguar monetare.
Kjo situatë ka bërë që shumë investitorë të preferojnë arin si një formë mbrojtjeje ndaj pasigurisë ekonomike dhe politike.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











