Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës Portreti i Ismail Kadaresë, i Dua Lipës, Rita Orës, Majlinda Kelmendit, janë “imazhi” i shtandit, krahas...
-
Spanjë: Sopranos Ermonela Jaho do t’i ndahet çmimi “Gran Teatre del Liceu”
-
Rita Ora do të publikojë këngë në gjuhën shqipe?
-
Gjenevë: Është bërë hapja solemne e ekspozitës së artistit Ramë Dardania
-
Punon 3 vjet në Zvicër me ID italian që i ka kushtuar 10.000 euro: Dënohet kosovari
Jeta në Zvicër
-
Cili është problemi i Zvicrës me lëvizjen e lirë në BE? Pse Zvicra po kërkon të kufizojë lëvizjen e lirë?...
-
Çmimet pritet të dyfishohen në zonat e skijimit në Zvicër
-
Punon 3 vjet në Zvicër me ID italian që i ka kushtuar 10.000 euro: Dënohet kosovari
-
Zvicër: Regjimi i ri i taksave për punëtorët ndërkufitarë në distancë fillon nga viti i ardhshëm
-
Valais diskuton për çështjen e përmbytjeve të shkaktuara gjatë verës nga Rhône