Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë Rasti i një kosovari që u dënua për falsifikim të pasaportës tregon se sa të mbingarkuara...
-
Italia miraton pensionet me Shqipërinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
-
Ilir Xheladini sjell në Sallonin e Librit në Gjenevë romanin “Udhëkryqi i Fateve”
-
Nget veturën 220 km/h dhe e filmon: Kosovari “shpëton për pak” nga dëbimi
-
231 674 mërgimtarë kanë të drejt vote në Zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë Rasti i një kosovari që u dënua për falsifikim të pasaportës tregon se sa të mbingarkuara...
-
Bien shitjet e Teslas në Zvicër
-
Zvicër: Shqetësime për prodhuesin e municioneve
-
A kanë të huajt në Zvicër të njëjtat të drejta ligjore si zviceranët?
-
Zvicra do të krijojë një bazë të dhënash të pasagjerëve të fluturimit