Bota

Çmimet e naftës ranë nën 30 dollarë për herë të parë pas 12 vjetëve

Për herë të parë që nga dhjetori 2003 çmimi i naftës së papërpunuar i llojit WTI ka shënuar rënie nën 30 dollarë, për shkak të shqetësimeve të investitorëve rreth tepricës në tregun global të lëndëve të para dhe forcimin e monedhës amerikane.

Çmimi i një bareli të llojit të naftës „Brent“ të martën në tregun e Londrës ra në 3.73 për qind në 30.69 dollarë për një barel.

Çmimi për barel i naftës së papërpunuar të markës WTI për dërgesat në shkurt ra për 4.08 për qind, në 30.13 dollarë. Më parë tregtimi kishte shënuar rënie në 29.96 dollarë për barel, që është niveli më i ulët që prej dhjetorit të vitit 2003.

Për shkak të „ngopjes“ së tregut dhe nivelet më të larta të prodhimit, çmimet e “arit të zi” shënuar rënie gjatë 18 muajve të fundit.