Lajme
Çmimet e larta për ngrohje, shqyrtohet mundësia për shtyrjen e afatit të pagesës
Rritja e kostove shtesë, sidomos atyre të ngrohjes, po shkaktojnë problem për qytetarët e Zvicrës, sidomos atyre që jetojnë me qira. Madje, pritet që faturimi i radhës të jetë edhe më i lartë, çka ka bërë që Parlamenti të shqyrtojë mundësinë për shtyrjen e afatit të pagesës.
Arsyeja e rritjes së kostos së ngrohjes është për shkak të çmimeve të energjisë, të cilat u rritën pas luftës në Ukrainë, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Shoqata e Qiramarrësve të Cyrihut supozon se shumë qiramarrës do të kenë probleme për të mbuluar koston e shpenzimeve. “Qaramarrësit e apartamenteve që ngrohen me gaz janë veçanërisht të prekur. Shpenzimet shtesë për familjet që jetojnë me qira mund të kalojnë 1000 franga në vit”, shpjegohet në përgjigjen e shoqatës për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Faturimi do të bëhet në qershor dhe për këtë po kërkohet nga shoqata që të ketë një zgjidhje ligjore për afatin, nga 30 në 90 ditë, meqë qytetarët do të mund të shkyçen nga sistemi pa paralajmërim. Këshilli pritet të diskutojë të hënën këtë propozim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












