Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar Një 34-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një...
-
Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
-
Detaje të reja rreth vetëvrasjes së 33-vjeçarit në Hamburg
-
Elbenita Kajtazi shkëlqen në edicionin e 13-të të “ReMusica”
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2025, pagesat plotësuese në Shtyllën 3a do të bëhen të mundshme Kushdo që nuk ka paguar asnjë kontribut ose ka paguar vetëm kontribute të pjesshme në Shtyllën...
-
Nga janari në Zvicër ndalohet me ligj mbulimi i fytyrës
-
Udhëheqësit e partive zvicerane shohin mundësi dhe rreziqe në fitoren e Trump
-
Kërcënim për të shtëna në një shkollë në Aargau
-
Pluhuri potencialisht i rrezikshëm mbulon pjesë të Zvicrës