Ekonomi
Çmimet botërore të ushqimeve rriten në nivelin më të lartë që nga qershori i 2011-së
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) njofton se çmimet botërore të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2011.
Sipas FAO-së, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve, gjatë muajit nëntor, është rritur katër herë.
Ky indeks gjatë muajit të kaluar arriti në 134.4 pikë, duke shënuar një rritje mesatare prej 1.2 për qind në krahasim me tetorin. Çmimet botërore të ushqimeve arritën një nivel të ri, duke arritur pikën më të lartë që nga qershori 2011.
Indeksi tregoi një rritje me 27.3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, duke shënuar rritje me 3.4 për qind në krahasim me tetorin.
Indeksi i Çmimeve të Drithërave në nëntor ka shënuar rritje me 3.1 për qind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ka regjistruar rritje me 23.2 për qind. Teksa rritja në çmimet e misrit ka qëndruar u kufizuar, bëhet e ditur se çmimet e grurit arritën nivelin më të lartë që nga maji 2011.
Kurse, Indeksi i Çmimeve të Sheqerit në muajin nëntor ka shënuar rritje me 1.4 për qind si dhe 40 për qind rritje në krahasim me nëntorin 2020. Indeksi i Çmimit të Vajit Vegjetal në nëntor ka shënuar ulje me 0.3 për qind nga niveli rekord që arriti në tetor.
Ndërsa, Indeksi i Çmimit të Mishit shënoi rënie me 0.9 për qind në bazë mujore në muajin nëntor, duke vijuar rënien e tij për të katërtin muaj radhazi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës