Ekonomi

Çmime të reja të derivateve të naftës, nga mesnata

Nga sonte në mesnatë, në Maqedoninë e Veriut derivatet e naftës do të shiten me çmime më të lira, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Benzina Euro-Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 do të lirohen për gjysmë denari derisa dizeli për një denar.

Kështu që Euro Super BS – 95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, Euro Super BS-98 do të shitet 69.50 denarë për litër dhe euro Dizeli 60 denarë për litër.