Lajme
Clinton: Zuckerberg-u duhet të japë llogari për dëmtim të demokracisë
Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se shefi i rrjetit social, Facebook, duhet të paguajë një çmim për atë që po ia bën demokracisë. Ajo hodhi dyshime për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta pas vendimit të rrjetit social për të mos i kontrolluar faktet e reklamave politike.
Duke folur në një tubim në Nju-Jork, të organizuar për skandalin “Cambridge Analytica”, kandidatja e zgjedhjeve të kaluara tha se zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe janë në rrezik dhe e kritikoi vendimin e Facebook-ut për t’i lejuar politikanët që të gënjejnë në spotet e tyre në këtë rrjet.
Deklarata e saj vjen në kohën kur po qarkullojnë disa thashetheme se bashkëshortja e ish-presidentit Clinton mund të bëhet përsëri pjesë e garës për presidente të Shteteve të Bashkuara.
Ajo tha se është e pashmangshme që të dhënat e rreme në Facebook të kenë ndikim në zgjedhje, sepse, sipas saj, propaganda jep rezultate. Clinton shtoi se lajmi i rremë në Facebook, i publikuar në vitin 2016, se gjoja Papa Françesku e ka përkrahur Donald Trump-in në zgjedhje kishte ndikim të vërtetë.
Clinton tha gjithashtu se në botë po zhvillohet një luftë kundër të vërtetës, ku manipulimi i të dhënave po u shërben interesave të njerëzve shumë të pasur, të cilët besojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan, shkruan “The Guardian”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











