Ekonomi

Çka po ndodh me ekonominë më të madhe të Eurozonës

Klima gjermane e biznesit regjistroi një rënie të habitshme në nëntor, për shkak të zbehjes së optimizmit në ekonominë më të madhe të Eurozonës dhe parashikimeve të rritjes, shkruan albinfo.ch.

Sipas Institutit të Ekonomisë në Mynih “IFO”, indeksi i klimës së biznesit ra për muajin e katërt radhazi, duke arritur 102 pikë. Kjo është më poshtë vlerësimeve të Reuters për 102.3 pikë, shkruan albinfo.ch.

Në krahasim, në muajin tetor, indeksi ishte rregulluar sezonalisht me 102.9 pikë.

“IFO” tregon se kompanitë janë duke ulur vlerësimet e tyre për situatën aktuale të biznesit në Gjermani, edhe pritjet e tyre për të ardhmen janë ulur gjithashtu. Këto dhe tregues të tjerë sugjerojnë rritjen ekonomike deri në 0.3% në tremujorin e katërt, e cila flet për “ftohje” të ekonomisë gjermane.

Në prodhim, klima e biznesit po përkeqësohet. Vetëm disa prodhues ende presin përmirësim gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Shumica e parashikimeve pesimiste gjithashtu ndikuan në indeksin e shërbimeve. Megjithatë, furnizuesit kanë rishikuar pak vlerësimin e tyre për gjendjen aktuale të biznesit.

Rënia e ndjeshme në indeks është vërejtur edhe në sektorin e ndërtimit. Pas katër muajsh të njëpasnjëshëm të rritjes, ajo ka dëshmuar një rënie të mprehtë në nëntor dhe përsëri për shkak të pritjeve të ulëta optimiste të biznesit.

Lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA-së dhe Kinës, reflekton keq në kompanitë gjermane që kanë prodhim në të dy vendet.

Të dhënat mbi Produktin e Brendshëm Bruto në periudhën prej korrikut deri në shtator tregojnë se eksportet janë ulur me 0.9% dhe importet në rritje me 1.3%, ndërsa tregtia neto u rrit me një pikë përqindjeje.

Rritja e sektorit privat gjithashtu ka arritur nivelin më të ulët në pothuajse katër vjet në nëntor, sipas një studimi të publikuar javën e kaluar nga “IHS Markit”.