Shqipëria
Çka ju pëlqen turistëve të huaj në Tiranë?
“Në krahasim me Amsterdamin është shumë lirë këtu, megjithatë ne jemi ende student dhe s’duam të harxhojmë shumë. Për shembull, kafja, e pashë në menu që kushtonte 60 lekë, ndërkohë që në Amsterdam do të paguaja 3 euro”, shpjegon Ayra Gerlach, turiste
Nga janari në Shqipëri kanë ardhur 1.4 milionë të huaj, nga këta 300 mijë kanë vizituar Tiranën si turistë.
Këtë vit është shtuar numri i atyre që qëndrojnë disa ditë në kryeqytet, jo vetëm në hotele, por edhe apartamente.
Kurioziteti dhe çmimet e ulëta janë arsye kryesore. “Top Channel” sjell rrëfimin e disa të rinjve holandeze të cilët Tirana i ka tërhequr.
Gjatë xhiros me makinë ne Tiranë, grupi i turistëve nga Amsterdami na tregon së pavarësisht se nuk i kuptojnë tekstet e këngëve shqiptare, I përkufizojnë ato si këngë të lumtura, plot energji e pozitivistet, përcjell albinfo.ch.
Të befasuar mbeten me shijen e kafes turke, likerit tradicional shqiptar dhe karameleve Zana.
Aira dhe Fenna udhëtojnë shumë. Ato thonë se edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, kurioziteti për ta vizituar ishte i madh. “Rrallë kam dëgjuar të flitet për Shqipërinë në fakt”, shprehet Fenna de Graaff,turiste
“Gjithashtu mendoja se këtu nuk kishte njerëz që flisnin anglisht, sepse kisha idenë që askush nuk e vizitonte atë”, shton Ayra Gerlach, turiste.
Para planifikimit të pushimeve në Shqipëri, vajzat u përgatitën nga ana financiare. Por shpenzimet e parave, nuk po shkojnë sipas parashikimeve.
“Në krahasim me Amsterdamin është shumë lirë këtu, megjithatë ne jemi ende student dhe s’duam të harxhojmë shumë. Për shembull, kafja, e pashë në menu që kushtonte 60 lekë, ndërkohë që në Amsterdam do të paguaja 3 euro”, shpjegon Ayra Gerlach, turiste.
“Në ditë mund të them se kam harxhuar, ndoshta 2 000 lekë,së bashku me fjetjen. Vetëm hosteli 9 euro që shkoi te 1 100 lekë”, thotë Fenna de Graaff.
“Diku te 2 500 lekë në ditë, bashkë me akomodimin. Nuk jam i sigurt, por këtu është vërtet lirë. Mendoj se do të kthehem sërish”, shpjegon James White-turist.
4 të rinjtë do të pushojnë dy javë në Shqipëri. Dy net në Tiranë, e më pas përreth brigjeve të jugut. Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Tiranës, thotë se ata nuk janë të vetmit.
“Në Tiranë 300 mijë turistë të huaj. Vëmë re që nga viti në vit janë rritur ditët e qëndrimit, pasi e shfrytëzojnë Tiranën si një bazë dhe më pas bëjnë intenerare ditorë të ndryshëm. Pra, qëndrojnë më shumë se dy tre ditë në Tiranë”, u shpreh Mirela Kocollari, Drejtoreshë e Turizmit, Bashkia Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve