Lajme
Çka janë ‘Bonot për Diasporën’, kush mund të investojë dhe sa është fitimi nga investimi në këto letra me vlerë?
Albinfo.ch ju përcjell disa nga detajet më të rëndësishme për t’u informuar rreth ‘Bonove të Diasporës’.
Bonot e Diasporës – ka qenë një ndër temat më të diskutuara gjatë javës së fundit në media të Kosovës.
Lajmi se do të emëtohen letra me vlerë “Bono për Diasporën” dedikuar bashkëatdhetarëve, u bë me 6 korrik 2021, ndërsa me datë 15 korrik 2021, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi se ka bërë të gjitha përgatitjet për emëtimin e Bonove të Diasporës, ku edhe tregoi se periudha për investim do të filloj me datë 21 korrik 2021 dhe do të përfundoj me 18 gusht 2021, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, ndonëse janë terme ekonomike dhe në përgjithësi temë jo shumë e dëgjuar më parë, MFPT ka publikuar një broshurë ku ka dhënë spjegime më të detajshme se çka janë këto letra me vlerë, kush mund të investoj, sa janë përfitimet e sa janë të sigurta.
Albinfo.ch ju përcjell disa nga detajet më të rëndësishme për t’u informuar rreth ‘Bonove të Diasporës’.
1. Çka janë ‘Bonot për Diasporën’?
Bonot për Diasporën janë Bono për shitje me pakicë, lloj i letrave me vlerë të borxhit, të emetuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe të dedikuara për diasporën. Ky produkt është zhvilluar me qëllim që të lehtësojë investimin e kursimeve në bono thesari, duke e bërë procesin të ngjashëm me atë të afatizimit të parave në bankë. Kur ju afatizoni paratë në bankë, ju në fakt i jepni hua bankës, e cila pastaj paratë tuaja ishfrytëzon për dhënien e kredive për personat e tjerë. Ngjashëm, edhe Bonot për Diasporën (letratme vlerë) janë instrument financiar përmes të cilit Republika e Kosovës merr hua nga investitorët që të financojë projekte zhvillimore.
2. Kush mund të investojë në “Bono për Diasporën”?
Bonot për Diasporën emetohen gjatë sezonit kur shumica e bashkatdhetarëve tanë kthehen në vendlindje. Mirëpo nuk ka kufzime sa i përket asaj se kush mund të blejë. Të gjithë personat privatë (me përjashtim të bizneseve), përfshirë edhe shtetasit e Kosovës, kanë të drejtë të investojnë në Bono për Diasporën, pavarësisht vendbanimit apo nënshtetësisë. Bonot për Diasporën emetohen gjatësezonit kur shumica e bashkatdhetarëve tanë kthehen në vendlindje. Mirëpo nuk ka kufzime sa i përket asaj se kush mund të blejë. Të gjithë personat privatë (mepërjashtim të bizneseve), përfshirë edhe shtetasit e Kosovës, kanë të drejtë të investojnë në Bono për Diasporën, pavarësisht vendbanimit apo nënshtetësisë. Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.
3. Sa është i sigurt investimi në këto bono?
Kthimi i borxhit që merr Republika e Kosovës është i garantuar me Ligjin mbi Borxhin Publik, i cili i jep përparësi kthimit të borxhit ndaj të gjitha shpenzimeve tjera të Qeverisë. Prandaj investimi në Bono për Diasporën mund të konsiderohet si investimi më i sigurt në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, të gjitha letrat me vlerë të emetuara nga Republika e Kosovës janë në formë elektronike, dhe të dhënat e pronësisë ruhen në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
4. Si mund të investoni në ‘Bono për Diasporën’?
Republika e Kosovës shitjen e Bonove do ta bëjë përmes bankave partnere në vend. Për të blerë Bono për Diasporën, ju fillimisht duhet të keni të hapur llogari bankare në njërën nga bankat partnere. Në rast se keni llogari të hapur tashmë, mjafton të shkoni në njërën nga degët e bankës tuaj që të bëni blerjen e Bonove.
Bazuar në memorandumin për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankave Komerciale, investitorët mund të investojnë në Bonot për Diasporën përmes këtyre bankave partnere:
• Banka Ekonomike;
• Banka Kombëtare Tregtare;
• Banka për Biznes;
• NLB Banka;
• ProCredit Bank;
• Raiffeisen Bank.
5. Sa është fitimi nga investimi në këto letra me vlerë?
Varësisht nga afati që ka, një Bono për Diasporën paguan edhe interes/kamatë të caktuar. Afatizimi (maturimi) 3 vjeçar ka normë vjetore 1.20%, ndërsa afatizimi 5 vjeçar ka normë vjetore 2.20%.
Përparësia e Bonove për Diasporën është se interesi paguhet çdo 6 muaj deri në përfundimin e afatit. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se interesi i fituar nga Bonot është i liruar nga tatimi.
6. Çka nëse iu nevojiten paratë e investuara para afatit të përfundimit?
Bonot për Diasporën mund të tregtohen edhe në tregun e letrave me vlerë. Prandaj në rast se paratë u duhen para se të përfundojë afati i investimit, ju mund t’i shisni Bonot dhe t’i ktheni paratë tuaja. Për t’i shitur Bonot, kontaktoni bankën tuaj dhe pyesni për mundësinë dhe çmimin e shitjes.
Emetimi i bonove të dedikuara diasporës, është parë edhe si instrument i cili e mobilizon kapitalin e diasporës që të investohet në projekte zhvillimore dhe jo të funksionojë vetëm si konsum. Për këtë Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka përmendur se do të vijojnë investimet për diasporën “si motor të zhvillimit ekonomik”.
Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel